Bashkia e Tiranes Ministria e Arsimit vonon vendimin per aplikantet e bursave te shtetit
Vonohet vendimi per nxenesit dhe studentet qe duan te aplikojne per bursa shteti. Burime nga Zyra e Informimit Qytetar ne Bashkine e Tiranes dhe nga Drejtoria e Menaxhimit te Strehimit dhe Sherbimit Social thone se nuk mund te fillojne aplikimet pa ardhur vendimi nga Drejtoria e Arsimit me kuoten e nxenesve dhe studenteve qe do te perfitojne bursen. Nderkohe qe shkollat e mesme fillojne ne daten 06 shtator dhe universitetet ne 3 tetor keto institucione akoma nuk kane marre vendimin se sa do te jete numri i studenteve dhe nxenesve qe do te trajtohen me burse. Nxenesit qe ndjekin studimet ne institucionet arsimore publike dhe studentet qe ndjekin nje program studimi te ciklit te pare me kohe te plote ne institucionet arsimore publike mund te perfitojne burse dhe perfitime te tjera te miratuara me vendim te qeverise per Ministrine e Arsimit dhe Shkences. Pas shpalljes se kuotave dhe mbylljen e aplikimit bashkite dhe komunat detyrimisht u dergojne ne rruge zyrtare drejtorive arsimore rajonale apo zyrave arsimore perkatese vendimet per dhenien e bursave te shoqeruara me dokumentacionin perkates. Drejtorite arsimore rajonale dhe zyrat arsimore duhet te dergojne prane institucioneve te arsimit te larte si dhe bashkive apo komunave qe menaxhojne konviktet listen emerore te studenteve dhe te nxenesve bursiste se bashku me vendimet origjinale te keshillave bashkiake dhe te komunave. Nje kopje e kesaj liste dergohet edhe ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences.
Bursat
Vitin e kaluar numri i bursave per studentet qe perfituan burse sipas statusit dhe kritereve te vendimit ishte 150 ne shkalle vendi brenda numrit te pergjithshem te bursave. Kete vit institucionet e arsimit te larte duhet te paraqesin ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences kerkesat per studentet qe perfitojne burse ne baze te vendimit. Bursat e studenteve qe kane perfituar vite me pare qe aktualisht jane ne vitet e dyta e lart rishqyrtohen dhe miratohen cdo vit nga institucionet e arsimit te larte. Studentet e viteve te dyta e lart qe nuk kane perfituar burse dhe plotesojne kriterin ekonomik mund te perfitojne burse brenda numrit te planit te bursave te percaktuar sipas ketij vendimi. Bursat e studenteve per vitet e dyta e lart rishqyrtohen dhe miratohen cdo vit nga institucionet e arsimit te larte. Studentet e viteve te dyta e lart qe nuk kane perfituar burse dhe plotesojne kriterin ekonomik mund te perfitojne burse brenda numrit te planit te bursave te percaktuar sipas ketij vendimi. Ministria e Arsimit dhe Shkences harton planin e shperndarjes te cilin ia dergon per ekzekutim institucioneve te arsimit te larte. Studentet qe gjate vitit te pare kane perfituar burse me vendim te keshillit te bashkise apo komunes ku kane vendbanimin e perhershem e marrin kete burse deri ne perfundim te viteve te shkollimit nese atyre nuk u ndryshojne kriteret ekonomike dhe nuk rezultojne mbetes.
Statusi
1. Nxenesit apo studentet qe vazhdojne studimet larg vendbanimit te tyre ne largesine mbi 5 km dhe plotesojne kriterin ekonomik
2. Nxenesit qe banojne ne fshat pa shkolle 9-vjecare brenda rrezes prej 5 km e qe vendosen ne konvikt publik.
3. Nxenesit apo studentet qe kane perfituar statusin e jetimit dhe qe plotesojne kriterin ekonomik.
4. Nxenesit ose studentet te cilet kane humbur kujdestarine prinderore me vendim gjykate te formes se prere dhe qe plotesojne kriterin ekonomik.
5. Secili nga studentet bashkeshort me femije qe ploteson kriterin ekonomik e qe vendoset ne konvikt publik.
6. Femija nxenes apo student qe ka statusin e invalidit paraplegjike dhe tetraplegjike dhe qe ploteson kriterin ekonomik.
Sipas rezultateve te arritura nxenes/studente
1. Studentet qe regjistrohen ne vitin e pare te shkolles se larte e qe jane shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkences me te miret e Matures Shteterore sipas renditjes ne listen e vleresimit.
2. Studentet qe kane mbaruar vitin akademik pararendes me te gjitha notat 10-ta.
3. Studentet qe vazhdojne studimet ne deget matematike dhe fizike ne vitet e dyta e lart dhe qe e kane perfunduar vitin akademik pararendes me noten mesatare mbi 8-te.
Jashte kriterit ekonomik nxenes dhe studente
Femija nxenes apo student i punonjesit te Policise se Shtetit apo i Forcave te Armatosura qe kane humbur jeten ne krye e per shkak te detyres. Ne fillim te cdo viti akademik Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes dergojne ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences listen emerore te tyre.
Nxenesit dhe studentet e te gjitha kategorive te mesiperme nuk perfitojne burse ose humbasin te drejten e perfitimit te burses kur
a. jane ndare nga trungu familjar
b. familjet e tyre ushtrojne veprimtari private
c. vazhdojne studimet ne nje program te dyte studimi
c. shpallen mbetes dhe humbasin vitin shkollor per arsye te rezultateve jo-kaluese.
Dokumentacioni
Dokumentacioni qe kane dorezuar nje vit me pare nxenesit dhe studentet prane zyres se Informimit Qytetar ne Bashkine e Tiranes per te aplikuar per bursa shteti
1. Kerkese me shkrim nga nxenesi studenti ose prindi.
2. Certifikate e perberjes familjare te nxenesit apo studentit.
3. Vertetim qe eshte nxenes i vitit te pare te shkolles se mesme apo te larte.
4. Vertetim banimi nga njesia bashkiake ku jeton.
5. Fotokopje te noterizuar te statusit te jetimit ne ato raste qe mbajne kete status.
6. Vertetim qe jane femije te punonjesve te policise ose ushtarake te cilet kane humbur jeten ne detyre ose per shkak te detyres.
7. Vendim te gjykates per ato raste qe kane kujdestarine prinderore.
8. Fotokopje te noterizuar te Medaljes se Arte te fituar ne mbarim te shkolles se mesme.
9. Statusin e invalidit paraplegjikut tetraplegjikut etj.
10. Certifikate per me te miret e matures shteterore per vitin 2008 nga MASH-i.
11. Deklarata ekonomike.
12. Dokumentet qe vertetojne te ardhurat e trungut familjar.
13. Vertetim page mujore si dhe shtesat per pagesen familjare per prinderit qe jane ne marredhenie pune.
14. Ne rast se nuk jane ne marredhenie pune vertetim nga zyra e perkrahjes sociale per ndihme sociale dhe kompensime per anetaret ne ngarkim.
15. Vertetim nga zyra e punesimit nese figuron i regjistruar si i papune si dhe vertetim nga zyra e perkrahjes sociale nese nuk merr kompensime per cdo person te certifikates familjare qe ka mbushur moshen 18 vjec. Vertetimet te kene numrin e karteles se personit.
16. Ne rast se prinderit jane ne pension vertetim nga dega e Sigurimeve Shoqerore duke percaktuar pensionin dhe shtesat e tjera. Vertetimi i pensionit te kete dhe numrin e karteles se personit.
17. Vertetim nga zyra e tatimeve nese ka veprimtari private.
18. Vertetim nga shkolla per motrat dhe vellezerit te cilet jane ne marredhenie shkolle.
19. Vertetim nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme per zoterim prone fitimprurese.
20. Vertetim nga institucionet perkatese per pjesetare te familjes te cilet jane ushtar.
4 Shtator 2010