Specializimet e mjekesise shtohen 60 kuota te reja
Per here te pare kete vit vec konkursit me shkrim dhe mesatares fituesit do ti nenshtrohen edhe nje interviste nga komisioni prej 5 anetaresh. Burime nga fakulteti bene me dije per gazeten se jane dhene udhezime qe ne interviste te mos perfshihen te gjithe aplikantet ndonese studentet kane hedhur akuza per shkelje te kesaj rregulloreje. Ne disa departamente jane futur ne interviste te gjithe aplikantet pa perjashtim. Vetem pak dite me pare rektori i Universitetit te
Tiranes Dhori Kule deklaroi se rregullorja e miratuar nga senati duhet te zbatohet detyrimisht nga Fakulteti i Mjekesise. Nderkohe burime zyrtare prane ketij fakulteti pohuan se nuk ekzistojne kapacitetet per te perballuar me staf akademik dhe ambiente kaq shume specializante. Kuotat duhet te ecin paralelisht me kapacitetet qe ka fakulteti por per kuotat shtese qe pritet te miratohen nuk eshte pyetur askush pohojne burime zyrtare nga Fakulteti i Mjekesise. Pas mbylljes se konkursit deri ne 12 janar do te shpallen fituesit. Ata do te kene 2 jave kohe per te kryer procedurat e regjistrimit prane sekretarive te fakulteteve.
Nese me pare specializantet duhet te kalonin nje test te pergjithshem zhvilluar dhe administruar ne rang fakulteti tashme me miratimin e rregullores se re testi do te jete me pak i pergjithshem dhe me shume specifik. Kjo do te thote se per nje specializim te caktuar ne nje fushe te caktuar provimi do te organizohet zhvillohet dhe menaxhohet nga departamenti dhe jo nga fakulteti. Rregullorja e percakton menyren e vleresimit te kandidatit per te fituar te drejten e specializimit ne nje nga deget e kerkuara prej tij. Vleresimi i aplikuesit do te behet me sistem pikesh maksimumi eshte 1000 pike. Nga nota mesatare e rrumbullakosur me dy shifra pas presjes dhjetore jane 500 pike ndersa 30 per qind e pikeve te konvertuara vijne nga testi kuic dhe nga zgjedhja e problemeve e ushtrimeve si dhe 20 per qind e pikeve fitohen nga intervista. Rregullorja percakton dhe vleresimin e kandidateve ne pike sipas notave perkatese. Nota mesatare 10 eshte e barabarte me 500 pike nota 9 me 400 pike nota 8 me 300 pike dhe nota 7 me 200 pike. Sa i perket mesatares se pranimit te kandidateve ajo do te jete mbi 7 per disa specialitete dhe mbi 8 per disa te tjera. Ndryshe nga praktika e ndjekur ne vitet e kaluara kete vit konkurrimi per specializimet afatgjata do te zhvillohet ne baze departamenti dhe jo fakulteti. Vendimi per kete ndryshim ne procesin e aplikimit eshte marre nga Senati Akademik i Universitetit te Tiranes i cili ka miratuar edhe rregulloren e re te specializimeve per Fakultetin e Mjekesise.
ZIRINA LLAMBRO