Genta, vajza energjike
Mami i Genta Ismajlit, në një bisedë për revistën Select të Kosovës ka thënë se me vajzën e saj pavarësisht se jetojnë në një largësi ato kanë raporte shumë të mira me njëra-tjetrën dhe se ajo e ndjen shumë mungesën e saj.
Megjithatë ajo thotë se e di angazhimet e shumta të këngëtares dhe pavarësisht largësisë ajo i ofron asaj mbështetje maksimale. “Si familje na mbetet vetëm ta përkrahim dhe mbështesim maksimalisht, ti urojme fat e suksese te mëtutjeshme. Asnjëherë nuk ia kam thënë në sy, por ne krenohemi me Gentën”, ka thënë ajo për këtë revistë.
Këngëtarja Genta Ismaili kishte shënuar një sukses të konsiderueshëm pas debutimit të saj me këngën “Kthehu”, e cila edhe pse e vjedhur i kishte dhënë një sukses të konsiderueshëm këngëtares.
Këtë vit të ri këngëtaren e pamë edhe në një karakteristikë tjetër. Ishte edhe aktore gjatë programit festiv të Vitit të Ri. Për këtë ajo thotë se i ka ndihmuar shumë edhe natyrshmëria, pasi që e konsideron që në ekran paraqitet në mënyrë shumë të natyrshme.