Specializimet ne Mjekesi, ulet mesatarja

Shtohet mundesia e diplomanteve te Fakultetit te Mjekesise, per te vazhduar specializimet. Nje gje te tille e mundeson ulja e notes mesatare kufi, per ata qe mund te aplikojne. Kesisoj, nga 8,0 qe ishte nota mesatare e te gjitha viteve te shkolles se larte, tashme do te jete 7,0. Rektori i Universitetit te Tiranes Dhori Kule, ka shpjeguar qe ndryshimet e fundit nuk do te ulin cilesine e studenteve qe kryejne specializimet, perkundrazi.
Nota
Duke filluar nga tetori i vitit te ardhshem akademik 2010-2011, do te jete shume me e lehte qe te fitoni nje vend si specializant i Fakultetit te Mjekesise. Kjo, per shkak te ndryshimeve te fundit qe jane marre ne mbledhjet e senatit te Universitetit te Tiranes, sipas te cilit, nota kufi e pranimeve do te jete pikerisht nota 7. Kjo do te thote me shume shanse per studentet qe s’e kane edhe aq te mire mesataren, dhe me shume frike nga popullata per nivelin e mjekeve qe do t’i vizitojne neser. Opinionet e qytetareve e quajne “te frikshem”, kete ndryshim duke deklaruar se perspektiva jone per shendetesine po merr te tatepjeten. “Eshte kriminale te legjitimohet nje gje e tille, sepse te gjithe e dime se me pare, abuzivisht jane pranuar edhe me mesatare me te ulet. Por, ta besh legjitime dicka te tille, eshte nje vetevrasje”, thone qytetaret. “Te mjeret ne, ne duart e kujt do te jemi”, ankohen ata.
Kule
Por, nuk eshte aspak i ketij mendimi rektori i Universitetit te Tiranes. Reagimin e tij, ai e lidh me ndryshimin tjeter qe u be, qe lidhet me menyren se si do te pranohen specializantet. “Pak dite me pare, u vendos qe perzgjedhja e specializanteve te behet ne rang departamentesh. Kjo do te thote rritje e cilesise se mesimdhenies e mesimnxenies nga specializantet. Ndersa me pare, shefat e departamenteve ishin teresisht jashte loje per shkak te pranimeve me konkurs kombetar, tashme ata do te angazhohen totalisht ne permiresimin e cilesise”, thote Kule. Ai e cileson nje reforme mjaft te suksesshme kete qe po ndermerret, duke e cilesuar ndryshimin e menyres se pranimeve, si vendimin me te vlefshem te marre ndonjehere. Pak dite me pare, u vendos qe, te gjithe diplomantet e Fakultetit te Mjekesise te cilet duan te specializohen sipas specialiteteve qe ofron ky fakultet, do ta bejne nje gje te tille ne rang departamenti. Deri me sot, pranimi per programet e specializimeve kryhej ne baze te nje provimi te pergjithshem dhe te vetem e me pas kandidatet fitues shperndaheshin ne departamentet e ketij fakulteti. Shefat e departamenteve dhe Keshilli i Fakultetit te Mjekesise, propozuan qe konkurrimi per specializimet afatgjata te zhvillohet ne baze departamenti dhe jo ne baze fakulteti. Senati Akademik e miratoi kete propozim dhe procedura e re do te ndiqet, duke filluar nga viti i ardhshem akademik.
Pse ndryshoi menyra e pranimit te specializanteve
Arsyetimi i Keshillit te Profesoreve te Fakultetit te Mjekesise dhe i pergjegjesve te departamenteve, per ndryshimin e menyres se pranimit te specializanteve, pervec decentralizimit, ishte specifika e ketyre departamenteve. “Duke qene se specializimet afatgjata kane qellimin e vazhdimit te studimeve ne nje fushe te caktuar te mjekesise, pra jane studime profesionalisht te orientuara, organizimi i nje konkursi te pergjithshem e humbet nocionin e specializimit ne nje fushe te caktuar”, percaktohej ne propozimin e tyre. Senati Akademik si organi kompetent per miratimin e rregullores, ne mbledhjen e tij te djeshme, mori vendimin qe menyra e zhvillimit te konkursit te jete sipas propozimit te Keshillit te Profesoreve dhe pergjegjesve te departamenteve, pra konkurrimi te behet prane departamenteve perkatese.
Kur hyn ne fuqi rregullorja e re
Rregullorja e re per specializimet e Mjekesise hyn ne fuqi ne tetor te ketij viti, kur 273 diplomante do te fillojne studimet pasuniversitare. Per pranimin e kandidateve, Keshilli i Fakultetit te Mjekesise ka percaktuar procedurat qe i con ata ne konkurrim. Te gjithe aplikantet duhet te jene nen moshen 35 vjec. Nese kandidati e kalon kete moshe, edhe nese i ploteson kriteret e tjera, nuk mund te behet pjese e specializimeve ne fushen e mjekesise. Nje nder kriteret kryesore per pranimin e studenteve eshte qe, nota mesatare e te gjitha viteve te ciklit te pare te studimeve, te jete mbi 7. Nje kriter tjeter per t’u bere specializant, eshte qe studenti te mos kete aplikuar me shume se dy here gjithsej. Gjate kohes se specializimeve, aplikantet vazhdojne studimet kundrejt nje pagese qe vendoset nga qendrat spitalore te pranimit ku kryhet praktika apo mesimi.
Dokumentet:
Dokument identifikimi: certifikate lindje me fotografi e vulosur, ose kopje e noterizuar e leternjoftimit apo pasaportes per jashte shtetit. Duhet te kene moshe mbi 35 vjec.
Kopje e noterizuar e diplomes se studimeve universitare.
Kopje e noterizuar e listes se notave (shoqeruar me origjinalet, te cilat i kthehen menjehere kandidatit pas regjistrimit).
Nota mesatare e te gjitha viteve te jete mbi 7.
Kopje e noterizuar e diplomes se njohjes se nje gjuhe te huaj (perkatesisht: anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht).