E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zevendesimi i 12 44-shit, mision jo i lehte

Zijadin Gashi
Rezoluta 12 44 e Keshillit te Sigurimit nuk perkon me realitetin ne Kosove, thone perfaqesuesit politik ne Prishtine. Andaj, ata mbeshtesin kerkesen zyrtare qe ministri i Puneve te Jashtme, Skender Hyseni, ka parashtruar para Sekretarit te Pergjithshem, Ban ki Mun dhe Keshillit te Sigurimit per zevendesimin e kesaj rezolute.
Zevendesministrja e Jashtme, Vlora Citaku, thote se per Kosoven tani duhet miratuar nje rezolute te re, e cila do te ishte ne harmoni me statusin e saj, si shtet i pavarur.
“Ndryshimi, gjegjesisht zevendesimi i saj me nje rezolute te re, do te reflektonte gjendjen, situaten e re ne Kosove pas shpalljes se pavaresise, e posacerisht tani pas opinionit te GJND-se lidhur me ligjshmerine e pavaresise se Kosoves”, thote Citaku.
Zevendesimin e Rezolutes 12 44 apo shfuqizimin e saj, Citaku e sheh si nje sfide jo te lehte, marre parasysh perberjen qe ka Keshilli i Sigurimit, sidomos te vendet e perhershme anetare, ku ben pjese edhe Rusia, si nje vend qe ka kundershtuar ne vazhdimesi pavaresine e Kosoves. “Normalisht qe ne jemi te vetedijshem qe ne Keshillin e Sigurimit, karshi mbeshtetesve, Kosova i ka edhe oponentet e saj, dhe jemi te vetedijshem qe ky nuk do te jete nje proces i lehte, megjithate ne mendojme qe kjo eshte gjeja e drejte per te bere”, thekson Citaku.
Nderkohe, opozita ne Prishtine, edhe pse e sheh pozitive kerkesen per shfuqizimin e 12 44-shit, megjithate terheq verejtjen per gjendjen e rende ekonomike dhe sociale ne vend.
Anetari i Kryesise se Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ardian Gjini thote se ndryshimi i gjendjes brenda Kosoves mund t’i shtyje me lehte perpara edhe vendimet e medha ne Nju-Jork. “Nuk eshte keq qe Kosova te kerkoje zyrtarisht nje gje te tille. Keshilli i Sigurimit eshte organ i Kombevet e Bashkuara ku ne synojme qe te jemi pjese. Mirepo, Kosova duhet te perballet me situaten e brendshme. Kosova nuk mund te jete nje katastrofe brenda dhe ta kete paraqitjen e mire jashte – nuk shkojne keto gjera bashke per shkak se ata njerez ne Keshillin e Sigurimit i lexojne raportet, te cilat tregojne se ka korrupsion, ka krim te organizuar, se mediat shtypen, se ekonomia eshte ne renie. Andaj, cfaredo prezantimi i secilit minister jashte, eshte qesharak, ngase nuk mund t’i hedhin hi syve askujt”, shprehet Gjini.
Shfuqizimi i Rezolutes 12 44 dhe zevendesimi i saj, shihet si mision i pamundur nga ana e perfaqesuesve te subjekteve serbe, te cilat bojkotojne institucionet e Kosoves. Marko Jakshiq, nje perfaqesues i serbeve nga pjesa veriore, thote se Kosova e mbeshtetur edhe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe nje pjese e Bashkimit Evropian synon qe te krijoje shtetin e dyte shqiptar ne Ballkan duke e legjitimuar ate permes Keshillit te Sigurimit, per cka ai shpreh dyshime se mund te kete sukses. “Personalisht mendoj se pavaresisht kerkesave te pales shqiptare, pas se ciles qendron edhe pala amerikane, mendoj se ai propozim nuk mund te kaloje ne Keshillin e Sigurimit, para se gjithash per faktin se aty eshte Rusia”, thote Jakshiq. Andaj, kjo kerkese, sipas tij, ne fund nuk do te prodhoje asgje, pasi qe Rusia e sheh Kosoven si pjese integrale te Serbise.
Rezoluta 12 44 ishte nje kompromis i Shteteve te ashkuara me aletatet dhe Rusise ne kohen e dhenies fund te konfliktit te vitit 1999. Pas pavaresimit te Kosoves dhe hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se saj, kjo Rezolute u be gati se e pazbatueshme ne territorin e Kosoves. Kurse, me interpretimin e fundit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne favor te pavaresise se Kosoves, kjo Rezolute tashme ne Prishtine shihet si e pakuptimte.
Sidoqofte, shfuqizimi i saj konsiderohet se ka te beje me kompromiset ne politikat e qendrave vendimmarrese nderkombetare.

Kundershtimi i GJND-se, shkelje e se drejtes nderkombetare

I ngarkuari me pune i Ambasades se Frances ne Beograd, Mishel Sharbonije, ka deklaruar se per Parisin eshte e papranueshme rezoluta per Kosoven, te cilen Serbia e ka paraqitur ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara dhe se Beogradi nuk eshte konsultuar me Francen per kete propozim dokument. “Ky propozim, me te cilin behet thirrje per negociata per ceshtjet e pazgjidhura, perkatesisht per ceshtjen e pavaresise se Kosoves, eshte manover jokonstruktiv, me te cilin synohet qe te vihet dyshim ne mendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise”, i tha Sharbonije, gazetes beogradase, Pres. Ai me tutje ka theksuar se per Francen, mendimi i gjykates eshte shume i qarte, pasi me shumice te madhe ka vleresuar se asnje prej argumenteve kunder pavaresise se Kosoves, nuk eshte i pranueshem. “Venia e dyshimit ne kete interpretim do te thote kundershtim i GJND-se dhe shkelje e se drejtes nderkombetare”, vleresoi Mishel Sharbonije.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›