E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Specie të reja oktapodi zbulohen nga shkencëtarët në brigjet e Kosta Rikës

Një specie e re oktapodi është gjetur në det në një thellësi prej 2800 metra në brigjet e Kosta Rikës. Shkencëtarët thonë se zbulimi i specieve të reja të Muusoctopus, janë një gjini e oktapodit të vogël dhe të mesëm pa një qese boje.

“Zbulimi i një çerdheje të re aktive oktapodësh mbi 2800 metra nën sipërfaqen e detit në ujërat e Kosta Rikës dëshmon se ka ende shumë për të mësuar rreth Oqeanit tonë,” tha në një deklaratë Dr. Jyotika Virmani, drejtoreshë ekzekutive e Institutit të Oqeanit Schmidt .

Sipas studiuesve, zona si Dorado Outcrop është ende e prekshme nga aktivitetet njerëzore si peshkimi dhe disa shkencëtarë nga Kosta Rika po përpiqen të dallojnë nëse shkëmbinjtë nënujore duhet të mbroheshin ligjërisht citon CNN.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›