E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spektakël flamingosh në Nartë, shpendët ngjyrërozë bëjnë “pasarelë” mbi ujë

Një pamje mahnitëse ka shoqëruar të shtunën vizitorët në Lagunën e Nartës.

Tufa flamingosh shiheshin me sy të lirë teksa ecin në cekëtinën e saj. Kjo pamje valvitëse ngjyrë rozë, si një peizazh natyror, është shndërruar me një atraksion të veçantë për turistët.

Këta shpendë të rrallë, të njohur për elegancën dhe ngjyrat e tyre të veçanta, kanë zgjedhur këtë lagunë si një nga strehët e tyre përgjatë rrugëtimit migrator.

Shfaqja e tyre mbi ujërat e qetë të Lagunës së Nartës ka krijuar një atmosferë magjike, duke e bërë zonën pranë Vlorës gjithnjë edhe më të kërkuar për turizmin natyror.

Laguna e Nartës me një ekosistem të veçantë, është habitat për shumë lloje shpendësh e speciesh, ndërsa ky spektakël natyror i flamingove rozë është i përvitshëm. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›