E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet komplotterrorist ne Evrope

LONDER-Nje komplot i besueshem terrorist eshte parandaluar ne kohe nga sherbimet inteligjente. Terroristet me baze ne Pakistan dhe te lidhur me Al Kaeden dhe talebanet projektonin te godisnin Londren dhe qytete te tjera kryesore europiane ne France dhe Gjermani me nje seri atentatesh simultante. Lajmi behet publik nga Sky Nees ne faqen e saj online. Ajo citon burime nga sherbimet Inteligjente.

Komploti kishte arritur ne nje faze te avancuar por jo te pashmangshem dhe eshte arritur te shkaterrohet fale bashkepunimit dhe shkembimit te informacioneve mes sherbimeve sekrete ne Britanine e Madhe France Gjermani dhe SHBA.

Ne Paris policia ka evakuar mbreme kullen Ejfel pasi zyrtaret moren nje thirrje telefonike per kercenim me bombe. Ky ishte alarmi i dyte i ketij lloji ne dy javet e fundit.
Zyrtaret britanike gjithashtu kane terhequr verejtjen per nje sulm te mundshem por shkalla e kercenimit nuk ka ndryshuar nga kategoria e rende.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›