E Diel, 1 Nëntor 2026

Spektakël



Jennifer Aniston, tani edhe emër parfumi
Mendimin nëse u pëlqen aktorja Jenifer Aniston tashmë nuk mund ta jepni vetëm duke parë filmat e saj, por edhe duke ndjerë aromën. Aktorja e njohur e Hollivudit është duke menduar seriozisht të hyjë në botën e biznesit. Por edhe në këtë rast aktorja do të përdor imazhin dhe emrin që i ka dhënë bota e filmit. Sipas medias amerikane, Aniston ka programuar të hedh në treg një parfum me emrin e saj. Edhe pse ende nuk e ka vendosur se cili do jetë emri i saktë i parfumit, Aniston thotë se i ka pëlqyer ideja dhe shumë shpejt do të nis prodhimi i tij. Për momentin është duke menduar për esencat dhe për reklamimin e produktit.

Justin Timberlake Cameron Diaz, sërish bashkë
Justin Timberlake dhe Cameron Diaz gjenden sërish së bashku dhe kjo ndodh pas tre vitesh që kanë kaluar nga ndarja e tyre. Ndryshe nga atë herë kur formonin një çift, tashmë ata janë së bashku në setin e një filmi ku të dy do të jenë protagonistë të një komedie. Filmi do të quhet “ Bad Teacher” dhe Diaz do të jetë në rolin e një mësueseje e cila do të kërkojë ti marrë të fejuarin, rol i cili interpretohet nga Timberlake, koleges së saj. Me sa duket e fejuara e Justin, Jesica Biel, duhet të fillojë të preokupohet nga ky fakt pasi duhet të kujtojmë që Timberlake, ka qenë i lidhur me Diaz për katër vjet, nga 2003 deri në 2007, dhe janë ndarë vetëm para tre vjetësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›