Paragjykoj!
Edmond Arizaj
Një i ri në programin “Big Brother” deklaron publikisht homoseksualitetin e tij. Si mund të kenë reaguar shqiptarët që e kanë dëgjuar? çfarë kanë menduar ideatorët dhe ekzekutori i këtij publikimi të rrallë? A ka ndonjë dëm në një vend demokratik, siç quhet sot Shqipëria, publikimi i anësisë seksuale? Dhe mbi të gjitha (aty ku përqendrohet debati), a duhet ushtruar presion mediatik për ta pranuar homoseksualitetin si gjë normale?
Teksa e lexoja këtë lajm në gazetë, (pasi nuk e ndoqa programin në TV) kisha dy kundërshti të forta. Njëra pjesë, ajo arkaike, e prapambetur, shqiptare e Lekë Dukagjinit, konservatore, tradicionale, apo quajeni si të doni, e neveriste, e shtynte tej, e persekutonte…Pjesa tjetër, ajo e lirisë, barazisë, jetës private, më shtynte drejt indiferencës, mosndërhyrjes, mosprekjes së lirisë së personit, derisa nuk ka prekur lirinë time, individualitetit, ndryshmërisë, të drejtës për të jetuar… Fitoi pjesa e parë, si gjithmonë. Personalisht, do të kisha kulmin e neverisë, nëse do të mësoja se një nga miqtë e mi ishte homoseksual. Dhe padyshim do ta shprehja bezdinë që më sillte prania e tij. Për faktin e thjeshtë sepse unë e shoh një homoseksual, si një devijacion natyror, të cilit vërtetë s’ke çfarë t’i bësh, por besoj se as nuk duhet që të të detyrojnë të bashkëjetosh me të, e aq më pak të të bëjnë “shpëlarje trush demokracie” me idetë e lirisë e barazisë. Nëse marrim një homoseksual, devijacioni i të cilit ndodhet në një pjesë X të trurit dhe një psikopatik me devijacion në pjesën Y të trurit, është shumë e sigurt se reklama më e madhe do t’i bëhet të parit, ndërsa të dytit thjesht do t’i vihet këmisha e forcës, pavarësisht nëse është agresiv, apo jo. Këtu qëndron për mendimin tim edhe problemi madhor. Përse gjithë kjo reklamë, gjithë këto shoqata, gjithë këto debate, gjithë ky investim për të mbushur mendjet se homoseksualiteti është njerëzor dhe shprehje e demokracisë (!!!). Madje, në vende të tjera ka edhe protesta homoseksualësh, lokale homoseksualësh, lagje homoseksualësh edhe shërbime homoseksualësh (kanë ecur para). Bëhet një zulmë me projekte, me logjikime e me krahasime, vetëm që homoseksualiteti të bëhet i pranueshëm, në mos i pacënueshëm. Kjo është liria?! Po për lirinë time, a kanë menduar? Homoseksuali nuk e shkel lirinë tënde, është përgjigja rrufe. Jo mor zotërinj, si nuk e shkelka, me të dy këmbët madje. Unë i kam dhënë liri televizionit të hyjë në shtëpinë time. Por ai po abuzon me këtë liri. Unë e ndjej se më shkelet liria që kam në edukimin e fëmijëve sipas ideve të mia, teksa mëngjes, drekë dhe darkë, mediat më flasin për lirinë dhe barazinë e homoseksualëve. Një ditë djali im do të ma bëjë këtë pyetje. Nuk kam frikë nga kjo. Kam frikë se ai mund të eksperimentojë. është liria e tij, do të thonë, ashtu siç kanë thënë përherë, liridashësit e mëdhenj. Jo zotërinj dhe zonja. Nëse ju nuk do t’i sulmoni mediatikisht, siç po ndodh, fëmijët shqiptarë, kur të arrijnë moshën e duhur, kurioziteti dhe natyra do t’i çonin të joshnin një vajzë të bukur dhe do të eksperimentonin me të, dhe nuk do të jepeshin pas një djali tjetër. Por nuk është vetëm kjo. Nëse statistikat janë të sakta, homoseksualët kanë përqindjen më të lartë të infektimit me AIDS dhe të përdorimit të drogave. A nuk është kjo një sulm i tyre ndaj të drejtës për të jetuar?
Ideja ime është e thjeshtë; jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë. Nëse je homoseksual, nuk ka pse duhet ta marrë vesh e gjithë bota, sepse nuk është ndonjë gjë për t’u krenuar (siç është shprehur ndonjëherë nga liridashësit e mëdhenj). Nëse turpërohesh kur e thua një gjë të tillë, nëse e fsheh sa më shumë, atëherë je i ndërgjegjshëm se “diçka” nuk shkon. Përse gjithë shoqëria duhet të angazhohet që t’i mbushë mendjen atij dhe atyre se “gjithçka është OK”. Do të ishte më mirë që mediat të mos nxitonin kaq shumë për t’i hollandizuar shqiptarët. Le të mos bëhemi ata që s’jemi. Dhe ata, le të jetojnë pa reklamë. Sa më shumë dalin në media e kërkojnë të drejtat e tyre, aq më shumë ato të drejta u tkurren e u pakësohen. Le të sillen pa bujë, qoftë edhe kur kanë bërë kontratë. Persekutimi u nis nga vetvetja.