E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spektakli i Ronaldinjos

Një gol në stilin e atyre që shënonte njëherë e një kohë me Barcelonën, nuk i ka mjaftuar Ronaldinjos për të qenë vendimtar me skuadrën e tij. Në derbin kundër Kruzeiros, skuadrës së të njëjtit qytet, futbollisti brazilian ka shkëlqyer me një gol të nisur që nga mesfusha.

Por festa e Ronaldinjos u prish nga goli i barazimit 2-2, që firmosi Mateus në shtesë, ndërsa ra në sy koha e gjatë e  rikuperimit në një ndeshje që zgjati më shumë se 100 minuta.

Atletiko Mineiro kryeson kampionatin brazilian dhe synon titullin që mungon prej 40 vjetësh në këtë klub.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›