E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spektakli per Diten e Veres Argetim e te qeshura pa fund

Banoret kane bere te gjithe pregatitjet per spektaklin qe do te japin per Diten e Veres e te gjithe ndodhen ne oborr te veshur me kostume festive. Graciano i veshur si dallendyshe eshte prezantuesi i shfaqjes dhe ben hapjen e spektaklit me prezantimin e grupeve qe jane grupi i luleve grupi i insekteve dhe i vajzave hawaiane.

Graciano shprehet se perpara se te degjojne performancen e grupit te luleve do to beje secilit prej anetareve nga nje pyetje. Pasi shkembejne dy-tri fjale Edi fillon i pari te kendoje i ndjekur nga Meti e te tjeret. Grupi i pare krijon situata gazmore ku Liami propozon te kendojne dhe kenge te tjera jashte programit.

Se dyti eshte rradha e grupit te vajzave te veshura me kostume hawaiane kur Graciano i prezanton me nje recitim e me pas nje kercim te shkurter. Vajzat vendosen ne sipas rradhes qe do te recitojne nga e para qe eshte Klaudja e me rradhe. Vajzat sjellin atmosfere shume energjike ne spektakel duke kercyer e spektatoret kenaqen.

Te tretet performojne grupi i insekteve i perbere nga Graciano Erioni Ermira e Vlashi. Ata fillojne te recitojne e me pas kendojne nje kenge. Se fundi performojne Meti Arbri e Genta me krijimin e tyre. Ata kane bere nje kenge per te gjithe banoret e shtepise se BB ku japin nga nje cilesim per secilin nga konkurentet duke sjelle te qeshura pa fund tek ata.

Me pas banoret kercejne me njeri-tjetrin duke vazhduar te argetohen. Graciano udheheq banoret ne kercim e te gjithe sebashku kercejne me koreografi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›