E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nusja 17-vjecare arratiset dhe padit princin e Malajzise

Amerikano-indoneziania 17-vjecare, Manohara Odelia Pinot, eshte larguar fshehurazi nga princi malajzian Tengku Temenggong Mohmmas Kakhri, me te cilin e martua para 10 muajsh, per t'u kthyer ne familjen e saj ne Jakarta. Pas marteses si ne "perralla", Manohara i tregoi policise se Singaporit qe e ndihmoi per t'u larguar nga i shoqi, se princi 31-vjecar e kishte mbyllur ne shtepi, e kishte dhunuar, kercenuar dhe keqtrajtuar. "Ai me trajtonte si rob seksual, me trajtonte si kafshe. Sillej sikur te isha prona e tij, ndersa sa here qe kishte nevoje per mua, hynte ne dhome dhe me kapte si nje objekt", tha adoleshentja per policine. Nena e saj Daisy Fajarina, shtoi se avokati i familjes eshte duke pergatitur padine kunder princit dhe akuzoi autoritetet malajziane, per fshehje te keqtrajtimit. Manohara, e cila u shpall si njera prej 100 grave me te bukura ne Indonezi, u martua me princin ne muajin gusht te vitit 2008, ndersa ne tetor shkoi ne shtepi duke pohuar se po e keqtrajtonin. Ne shkurt, bashkeshorti e gjeti dhe e mbylli perseri ne pallat. Manohara pohon se pervec keqtrajtimeve te perditshme, ne te gjitha ngjarjet publike eshte dashur te qeshe, sepse ne te kunderten bashkeshorti e kercenonte se e prisnin gjera edhe me te keqija. Sipas saj, cdo dite ne dhome i injektonin qetesues. Vajza fatkeqe arriti t'ia mbathe nga bashkeshorti, fundjaven e kaluar ndersa ishte ne udhetim bashke me te ne Singapor, ku babai i tij sulltani Ismail Petra Shah II gjendet per kurim. Gjate arratisjes nga apartamenti ne katin e 13-te te hotelit "Royal Plaza", rojet personale te princit u perpoqen ta parandalonin duke i injektuar serish qetesues, por Manohara Odelia Pinot arriti te shtype sinjalin e alarmit, duke bere qe ne vendngjarje te mberrinte policia. Blute e Singaporit kercenuan me arrest princin, nese nuk do te lejonte bashkeshorten, te largohej me deshiren e saj, kjo pasi ne Singapor princi malajzian nuk ka asnje autoritet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›