Spielberg: Shumë pak filma të këtyre 20 viteve ia vlen ti shohësh
Share
Regjisori i njohur, Steven Spielberg, ka sulmuar ashpër gjendjen ku ndodhet Hollivudi, duke thënë se nuk ka shumë filma që janë bërë këto 20 vite, që ai do donte ti shihte.
Regjisori i filmave të mëdhenj si Jashtëtokësori, Shpëtoni ushtarin Rajan, Peshkaqenët, etj, tha se sa herë nis një projekt të ri, ai rishikon filmat klasikë nga periudha e artë e kinemasë.
Spielberg ka kritikuar edhe mënyrën se si financohen filmat modernë. Spielberg argumentoi se producentët janë më të interesuar për të mbështetur konceptet sa sa regjisorët dhe skenaristët. Sipas tij, bizneset që mbështesin filmat, kërkojnë si garanci gjithmonë një aktor të madh. Spielberg tha se për filmat e mëdhenj nuk është bazuar në aktorë të mëdhenj.