E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet pas 400 vitesh kisha ku u martua Pokahontasi

Share

Një arkeolog i njohur amerikan ka zbuluar pas 400 vitesh kishën ku u martua heroina vendase amerikane Pokahontas me fermerin e duhanit, anglezin Xhon Rolf- në vitin 1614.

Uilliam Kelso thotë se këto janë rrënojat e kishës më të vjetër protestante në Amerikë. Rrënojat janë zbuluar pasi gërmuar thellë në Xhejmstaun, Virxhinia.

Duke qëndruar përpara ca flamujve të vegjël të kuq, Kelso tha se Pokahontas ishte martuar aty, për këtë mund të garantonte anglezët.

Kolonia- ngujimi i parë i qëndrueshëm në Amerikën e Veriut- u themelua në vitin 1607 nga një grup prej rreth 100 personash, që mbërritën aty nga Anglia.

Pokahontas u bë e pavdekshme kur në vitin 1995, Walt Disney shfaqi filmin e animuar për personazhin e saj, që dashurohej me anglezin Xhon Smith.

Mendohet se ishte pikërisht takimi i saj me Rolfin që bëri që të ulen tensionet mes britanikëve dhe indianëve për rreth një dekadë. Pokahontas, që u riquajt Rebeka, u kap e u mbajt peng nga anglezët në kulmin e përplasjeve. Më pas ajo u kthye në të krishterë dhe qëndroi me anglezët. Ajo u kthye në Angli me të shoqin, ku dhe vdiq. Bashkë lindën një djalë, të quajtur Tomas.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›