“Spiro na premtoi 50 mijë lekë për dy vota”, sekseri i kandidatit të PS i kërkon çiftit nga Saranda të fotografojnë fletën
Detaje të reja kanë dalë lidhur me rastin në Sarandë ku çifti i bashkëshortëve fotografuan votën pasi një person me emrin Spiro u kishte premtuar atyre shumën prej 50 mijë lekësh të vjetra.
Mësohet se denoncimi i këtij rasti është bërë nga stafi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Konispolin, Fatmir Shero. Sipas tij shtetasit Lulëzim Tarllamishit dhe bashkëshortes së tij i ishte kërkuar nga sekseri i kandidatit të Partisë Socialiste që të fotografonin fletën e votimit.
Më herët u publikuan pamjet ku shtetasi Lulëzim Tarllamishi, i cili aktalisht ndodhet i arrestuar nga Policia, dëgjohej teksa pranonte se Spiro u kishte kërkuar që të votonin dhe më pas të fotografonin votën dhe së bashku me bashkëshorten do të merrnin 50 mijë lekë të vjetra.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
