Tha se donin ta vrisnin në atentat / Ndreu i përgjigjet akuzave të Salvador Kaçajt: Është një mashtrues politik
Kandidati socialist për Lezhën, Pjerin Ndreu ka reaguar pas akuzës publike që bëri Salvador Kaçaj, i cili tha se është kërcënuar me armë nga persona që udhëtonin me makina pa targa.
Kaçaj tha se prej ditësh njerëz të lidhur me Ndreun kanë kërcënuar qytetarët e Lezhës. Akuzat u përsëritën edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili tha sot se Kaçajt i është bërë atentat nga njerëz të Ramës dhe Nreut.
“Keni një burim të ndotur që nxjerr çdo lloj qymyri nga stomaku dhe e merrni për bazë? Është e neveritshme ta konsideroj këtë.
Personi në fjalë për mua nuk përfaqëson asgjë në politikën e Lezhës. Është një mashtrues politik, sa kohë të jetë ai në politikën e djathtë mua më keni këtu të paprekur me fitore të përhershme”, tha Ndreu për Tv Klan.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
