Spiropali: Ja si e trajton koronavirusin fronti i shpartalluar opozitar

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi sot ndaj deklaratës të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se spitalet janë në kolaps prej COVID-19.
Ajo nënvizon se teksa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se COVID nuk ekziston, Presidenti i Republikës, Ilir Meta bredh pa maskë dhe ish-kryeministri, Sali Berisha i trembet COVID, Basha deklaron se spitalet janë në kolaps.
“Mona thotë Covidi nuk ekziston. Likja bredh pa maskë. Saliu ruhet nga Covidi si djalli nga temjani. Dhe Luli, kryetar i frontit të shpartalluar opozitar, thotë spitalet janë në kolaps. Vajmedet”, thekson Spiropali.