E Enjte, 5 Nëntor 2026

Spiropali: Nikolla në lartësinë, dinjitetin dhe drejtësinë që i takon kryeparlamentares

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shprehu mirënjohen për kryetare e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila dha dje dorëheqjen nga kjo detyrë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali tha se Nikolla ka qëndruar në lartësinë e asaj detyre.

“Mirënjohje dhe respekt për Lindita Nikollën. Kuvendi, posaçërisht vitin e fundit parlamentar, është kthyer shpesh në shesh përsheshi fjalësh, flakadanësh, tymi e zjarri.  Lindita qëndroi në lartësinë, dinjitetin dhe drejtësinë që i takon asaj detyre”, theksoi Spiropali.

Në mbyllje të sesionit parlamentar, Lindita Nikolla njoftoi dje largimin nga pozicioni i Kryetares së Kuvendit.

Nikolla u shpreh se largimi i saj nga poizicioni i Kryetares së Kuvendit, vjen për arsye personale.

/m.m/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›