Spiropali: Nuk mund t’i vësh zjarrin Kuvendit, Radikalizmi nuk është fitore

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, në një dalje për median, deklaroi se opozita më në fund e kuptojë se, as bojkoti i zgjedhjeve, as djegie a mandateve, as bilbilat, as zjarri dhe as molotovi pra radikalizmi, nuk e rit besimin e qytetarëve te një forcë politike.
“Pushteti nuk vjen nga bilbilat në parlament. Jam e lumtur që dëgjoj deputetë opozitarë, që mendojnë se radikalizmi nuk është flamur fitoreje. Jemi në një fazë të rëndësishme të integrimit të vendit dhe konsensusi na shërben për mirë”, u shpreh Spiropali.
E pyetur mbi rolin e ndërkombëtarëve, Spiropali tha për medie se ata janë partnerët tanë dhe “në bashkëpunim me institucionet e kuvendit kanë thënë atë që themi ne nuk mund ti vësh zjarrin Kuvendit”. Sipas Spiropalit, nuk mund t’i ushtrojmë presion faktorit ndërkombëtar për këtë çështje.
‘Nuk kanë munguar thirrjet tona të ulemi në tryezë. Ngritja e komisioneve hetimore është një e drejtë. Një instrument që u jep atyre mundësinë për të rritur kontrollin. Ri kërkesa e tyre dhe shqyrtimi i kërkesës për ngritjen e komisioneve hetimore ka qenë në tryezë gjithë kohës.
Sa i takon marrëdhënieve tona me opozitën, fitore apo humbje skemi nevojë të bërtasim. Fitoret tona i përcakton vota. Nuk ka patur mes nesh negociata të fshehta, janë institucionet e Kuvendit ato që duhet të jenë ura politike. Ne nuk jemi armiq. Më vjen mirë që opozita ka arritur këtë pjekuri politike.
Ajo shtoi se Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të ketë një produkt dhe nëse jo, do të kalojë në institucionet e tjera të Kuvendit.
Spiropali i është përgjigjur dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili gjatë një konference për shtyp ditën e djeshm la të nënkuptuar që ka një marrëveshje mes socialistëve dhe Rithemelimit.
“Nuk është çështje as gratash as non gratash, lexova Alibeajn ku këmbëngul për një marrëveshje, mes Berishës dhe Ramës sa i takon funksionimit të Kuvendit. Si duket Alibeaj ngaqë nuk vjen në Kuvend dhe nuk ka se si të vijë në fakt, përderisa nuk vjen Luli, na nis në Komisionin Zgjedhor ultimatume qesharake për ndryshimin e sistemit, kjo është çështja e jona. Unë nuk dua të hyjë në mënyrën e funksionit të opozitës.
Sa na takon ne, kemi qenë këtu edhe të gatshëm. Ne kemi bërë detyrën tonë në komisione. Ato ligje janë diskutuar për orë të tëra në Kuvend. Në Zgjedhoren duhet t’i bëjmë me dije, se ky komision pritet të këtë një produkt, nëse nuk do të ketë do ta kalojmë institucionet e tjera në Kuvendit dhe do ta kalojmë se seancë plenare.