E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali në Ankara, takon homologun Kurtulmus: Turqi-Shqipëri, dy vende lobuese për paqen në rajon

E pranishme në një vizitë në Ankara, kryeparlamentarja Elisa Spiropali  ka vlerësuar marrëdhënien e ndërtuar prej shekujsh mes dy vendeve.

Spiropali u prit nga homologu i saj, Numan Kurtulmuş, ndërsa i cilësoi dy vendet si lobuese të paqes në një kohë, që – siç tha ajo – retë e luftës janë rrotull vendeve.

“Turqia është partneri i katërt. Investimet me vlerë 3.7 miliardë. Rreth 15 mijë shqiptarë punojnë në kompani turke që operojnë në Shqipëri”, tha Spiropali.

Nga ana e tij, Numan Kurtulmus rikonfirmoi bashkëpunimin në fusha të ndryshme, por edhe si aleatë në struktura rajonale midis vendeve të Ballkanit.

“Ne jemi për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, sidomos në kohët e sotme kur bota po kalon një turbulencë të madhe. Pothuajse në çdo rajon kemi tensione dhe konflikte të armatosura. Është shumë e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Divergjencat që ekzistojnë duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut”, deklaroi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›