Spitalet, maten kostot e shërbimeve
29/03/2012 Spitalet bashkiake më të shtrenjta se ato rajonale
Hana: synohet unifikimi i kostove për 39 spitalet
Sikundër ndodh me poliklinikat, edhe spitalet do të financohen në bazë të cilësisë së shërbimeve që ofrojnë për pacientin. Për këtë Instituti i Sigurimeve Shëndetësore (ISKSH) ka detajuar edhe matjet e kostove të shërbimeve më të përdorura në vend, duke përcaktuar vlerën reale financiare të shërbimit që pacienti merr jo vetëm në spitalet rajonale e bashkiake. Çmimet e këtyre shërbimeve ndryshojnë në varësi të spitaleve, por me hartimin e protokolleve të mjekimit për të gjitha shërbimit synohet arritja e unifikimit të kostove për 39 spitalet që kanë lidhur kontratë me Institutin e Sigurimeve. Drejtoresha e këtij Instituti, Elvana Hana, ka zbardhur gjatë ditës së djeshme kostot për katër shërbime kryesore: kirurgji, gjinekologji-obstetri, patologji dhe pediatri. Por këto kosto ndryshojnë nga spitalet rajonale në raport me ato bashkiake, ku pacientët, edhe pse marrin një shërbim jo shumë cilësor, paguajnë më shumë. Kundrejt kësaj situate Hana ka shpjeguar se po synohet që këto kosto të unifikohen në të gjitha spitalet. "Kostot do të uniformizohen duke përdorur edhe protokollet e mjekimit, që do të thotë se do të ndiqen të njëjtat procedura mjekësore. Në fund të daljes nga spitali çdo pacientë do të shoqërohet me fletëdalje, e cila do të ketë përveç procedurës, diagnozës, emrit, të dhënave edhe koston", - është shprehur Hana. Duke iu referuar të dhënave të publikuara mbi kostot, bëhet me dije se “për spitalet bashkiake kostoja mesatare në shërbimin e kirurgjisë së përgjithshme është 55 000 lekë për rast, ndërsa në spitalet rajonale ky shërbim kushton 46 800 lekë. Për shërbimin obsetri-gjinekologjisë kostoja në spitalin bashkiak arrin në 37 3000 lekë, ndërsa në atë rajonal 34 000 lekë. Në shërbimin e patologjisë kostoja e shërbimit për spitalet bashkiake arrin në 48100 lekë, ndërsa në atë rajonal 37 000 lekë. Në shërbimin e pediatrisë së përgjithshme kostoja për spitalet bashkiake arrin në 34 000, ndërsa në ato rajonale 32 800 lekë. Duke bërë këto matje, vërehet se shërbimet janë më të larta në spitalet e qyteteve, ndonëse ofrohen me cilësi më të ulët sesa të njëjtat shërbime që ofrohen në spitalet më të specializuara rajonale. Sa i takon cilësisë, janë vendosur disa indikatorë matjeje, një nga të cilët është shfrytëzimi i shtratit. Spitali Universitar i Sëmundjeve të Mushkërive në Tiranë zë vendin e parë për realizimin e këtij indikatori, rreth 84.5% dhe më pas ai i "Nënë Terezës" me 63 %.