Tafaj: Shkolla dhe praktika të reja për arsimin profesional

Në kohën kur kriza ekonomike ka mbërthyer mjaft vende të botës dhe papunësia është në nivele shqetësuese, orientimi i nxënësve bëhet për shkollat profesionale. Kjo praktikë do të ndiqet edhe në Shqipëri duke e parë si një mundësi që këta nxënës janë më afër tregut të punës.
Për këtë Ministri i Arsimit Myqem Tafaj tha se do investohet në arsimin profesional me ndërtimin e 7 shkollave të reja kryesisht të profilit ekonomik, do të ketë tekste të reja dhe praktika më afër tregut të punës.
Ka disa kohë që Ministri i Arsimit bënë thirrje nxënësve të ndjekin arsimin profesional sepse, sipas tij, 80 për qind e nxënësve që kanë mbaruar shkollat profesionale në Shqipëri janë të punësuar.
Për të shkëmbyer përvojat e nxënësve në rajon, Ministria e Arsimit dhe Ambasada Austriake çelën panairin e shkollave profesionale me pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë Herzegovina dhe Serbia.