Personat me aftësi të kufizuara, BE 80 milion euro për integrimin

BE financon projektin "Aksesi në shërbime, një e drejtë themelore e personave me aftësi të kufizuar". Me një fond prej 80 mijë eurosh kjo nismë konsiston në integrimin e personave me paaftësi të ndryshme, në shkolla, punë dhe aktivitete të tjera.
Përfaqësuesi i Delegacionit Evropian shprehet se njerëzit, të cilet jetojnë me paaftësi kanë të drejta si cdo qytetar tjetër i Evropës.
“Mungesa e punës për personat me aftësi të kufizuar është një nga pikat kryesore dhe pjesa kryesore e ndërhyrjes që ne po lancojmë sot. Fondi i dhënë nga ne prej 80 mijë eurosh do të përmirësojë shërbimet për këta njerëz”-tha përfaqësuesi i BE-së.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Punës dhe Cështjeve Sociale, Ilda Bozo, shpreh mbështetjen që jep Ministria e Punës për ketë projekt.
Mbështetëse për këtë nismë ishin Autoritete të bashkisë, Shërbimit Social Shtetëror, Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale dhe OJF të ndryshme.