Spitali Amerikan chek up për futbollistët e kombëtares
Spitali Amerikan i ofron Chek Up futbollistëve të kombëtares Shqiptare para një ndeshjeje mjaft të rëndësishme.
Kenan Bayrakci kirurg ortoped në Spitalin Amerikan shpjegon se bashkëpunimi me kombëtaren është i gjatë dhe ata i ofrojnë futbollistëve të gjithakontrollet e nevojshme për të pasur një performancë sa më të mirë në fushë.
Kemi një kohë të gjatë që bashkëpunojmë me skuadrën kombëtare të futbollit.Për një futbollist ana shëndetësore është mjaft e rëndësishme para një ndjeshje pasi nuk duhet të kenë dëmtime apo probleme të tjera e pikërisht për këtë është e nevojshme të bëhen kontrolle e analiza.Spitali Amerikan do të jetë në gadishmëri të futbollistëve si para dhe pas ndeshjes . Nga kontrolli që lojtarëve iu bë vihet re se gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e mirë dhe ata mund të përgatiten për ndeshjen tha ai.
Ndërkohë vetë lojëtarët e kombëtares e vlerësojnë shërbimin që i është ofruar në Spitalin Amerikan.
Kombëtarja shqiptare përballet sot në mbrëmbje me Norvegjinë një ndeshje kjo e cila është mjaft e rëndësishme për pjesëmarrjen e Shqipërisë në botërorin Brazil 2014.