Greqi, gjykata OK ekstradimit të Arben Frrokut drejt Shqipërisë
Gjykata e lartë greke i hap rrugë ekstradimit të Arben Frrokut në Shqipëri. Me një vendim të sajin kjo gjykatë ka argumentuar se ekstradimi i Frrokut në vendin tonë do të ndihmojë në zbardhjen e vrasjes së komisar Dritan Lamaj.
Frroku dyshohet dhe akuzohet nga drejtësia shqiptare si autor i ngjarjes se 24 shkurtit 2013 ku humbi jetën drejtuesi i lartë i polcisë së shtetit.
Përballja me autoritet shqiptare e Frrokut është çështje ditësh, por detaje se kur ai do të mbërrijë në Tiranë nuk jepen.
Ndërsa edhe për nipin e Frrokut, Jak Jaku gjykata e lartë greke vendosi pro ekstradimit të tij për llogari të autoriteteve shqiptare.