Spitali Hygeia investimi me i madh per kujdesin shendetesor

Spitali Hygeia zhvillon seminarin e pare shkencor onkologjik ku do te diskutohet per zhvillimet me te fundit mbi diagnostikimet dhe trajtimin e kancerit. Ne te priten te marrin pjese nje sere personalitetesh te fushes se shendetesise nga Greqia dhe Shqiperia. Drejtori mjekesor i Spitalit Hygeia Leonard Solis na ben me dije dhe detajet e seminarit si dhe kushtet dhe sherbimet moderne qe ofron ky spital.
Spitali Hygeia eshte spital privat modern i nivelit boteror. Ai perben investimin me te madh privat ne fushen e kujdesit shendetesor ne Shqiperi me nje kosto rreth 60 milione euro. Sipas Solis ai funksionon si Spital i Pergjithshem Maternitet dhe Spital Pediatrik i pajisur me aparatura mjekesore te fjales se fundit te teknologjise si dhe me personel mjekesor te kualifikuar. Mjediset e spitalit Hygeia ndodhen ne dalje te Tiranes ne drejtim te Durresit dhe duke synuar tiu ofrojne sherbime cilesore pacienteve nga Shqiperia si edhe nga vendet fqinje Kosova Mali i Zi dhe Maqedonia.