Spitali Memorial Rajonal Fier, standardet bashkëkohore sjellin rritje të pacientëve të rajonit të jugut

Prej tre muajsh Spitali Memorial i Fierit ka hapur dyert për të gjithë qytetarët që kanë nevojnën e trajtimit dhe kurimit. Rritja e standarteve bashkëkohore ka qenë arsyeja kryesore që shumë pacientë nga jugu të zgjedhin këtë spital.
Drejtuesja e ketij spitali, Rudina Degjoni u shpreh se është rritur së tepërmi shërbimi duke respektuar sistemin e referimit. Sipas statistikave deri më tani në këtë spital janë trajtuar 8900 pacientë si dhe janë kryer me sukses 100 operacione. Kënaqësia e pacientëve pasi largohen tregon bashkëpunimin e ngushtë mes mjekëve turk dhe shqiptarë. Tashë mjekët tanë po mësohen me metodat e punës sipas sistemit shëndetësor turk.
Spitali Memorial Rajonal Fier ofron shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardiovaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë