Spitali Ushtarak, amerikanët blejnë aksionet e palës turke
Pas një procesi të detajuar auditimi juridik, financiar dhe mjekësor, amerikanët vendosin të marrin shumicën e aksioneve të spitalit turk në Tiranë. Fondi amerikan i investimeve, Bedminster, bëhet aksioner kryesor në spitalin turk "Balkan Alliance". Shuma e parave që ata do të investojnë për shëndetësinë shqiptare kap vlerën e rreth 100 milionë dollarëve. Fondi i investimeve Bedminster Capital Management me qendër në Nju Jork bëhet aksioneri kryesor i spitalit privat turk në Tiranë "Balkan Alliance". Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga drejtuesit e spitalit. Bedminster është një nga investitorët më të njohur kohët e fundit në Evropën Juglindore. Investitori kryesor përbëhet nga fonde të OPIC (Korporata e Investimeve Ndërkombëtare të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës) si dhe disa investitorë të njohur amerikanë. Është i njohur për investime serioze në Evropë, Turqi, në fushën e shëndetësisë, siguracioneve, financës dhe telekomunikacioneve. Sipas të dhënave, Bedminster vitet e fundit në Evropën Juglindore ka investuar një shumë që kap vlerën e rreth 400 milionë USD. Ky grup ka kryer investime të rëndësishme në fushën e shëndetësisë në Rumani, Turqi, Bullgari. Spitali "Balkan Alliance" i ndërtuar në ambientet e Spitalit Ushtarak do të vazhdojë punën me mjekët turq, shqiptarë, por në të njëjtën kohë do të ofrojë specializime për punonjësit e qendrës në spitalet më të njohura amerikane. Mjekët shqiptarë krahas trajnimeve të shumta në Turqi do të trajnohen në qendrat mjekësore më të njohura të SHBA-së dhe do të përfitojnë nga eksperienca e profesorëve atje. Sipas zyrës së statistikave në spitalin "Balkan Alliance" për më shumë se 17 muaj në këtë qendër janë kryer rreth 500 ndërhyrje në zemër dhe aortë, me mënyrat më të zhvilluara kirurgjikale. Numërohen rreth 2 mijë koronarografi dhe implantim stenti. Sipas mjekëve, janë realizuar një numër i konsiderueshëm ndërhyrjesh të vështira si transplanti i veshkës, elektrofiziologjia dhe ablacionet për kurimin e aritmive.
Deri tani në spitalin turk raportohet të jetë bërë një investim që kap shifrën e 12 milionë eurove. Janë punësuar rreth 200 punonjës, mjekë, infermierë dhe personel ndihmës mjekësor dhe administrativ. Spitali turk u hap në janar të 2007-ës si spitali i parë me shtretër në vendin tonë. Ky spital u hap me një vendim të Këshillit të Ministrave. Ky vendim dha në përdorim për ndërtimin e një qendre spitalore me një kontratë afatgjatë, ambiente të lira rreth 17 mijë m2 tokë dhe ndërtesa të cilat ishin në gjendje jofunksionale.
Këto ditë do të nisë funksionimi i shërbimeve të hemodializës, urologjisë, kirurgjisë së përgjithshme dhe plastike, radiologjia, ORL, okulistikë, ortopedi, onkologji. Spitali "Balkan Alliance" ka konfirmuar se qendra do të pajiset me certifikatën e akreditimit ndërkombëtar "Joint Commission International" dhe do të radhitet në listën e spitaleve amerikane.