Gjermania, Lëv i çuditur nga rregullorja
Trajneri i Gjermanisë, Hoakim Lëv, ka treguar se kishte mbetur i çuditur nga interpretimi i rregullores gjatë ndeshjes Holandë-Itali, pasi më parë e kishte cilësuar si gabim vendimin për golin e Van Nistelroit. "Nuk e njihja këtë interpretim të rregullave ndaj kam mbetur i çuditur. Nuk e dija se çfarë mund të ndodhte nëse një lojtar shtyhej jashtë fushës së lojës", deklaroi ai.