Rekord hyrje daljesh ne piken kufitare te Morinit per kete sezon
Më shumë se 22 mije udhëtarë kanë kaluar në pikën kufitare të Morinit gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar dhe rekordin për këtë sezon.
Megjithë numrin e lartë të sporteleve , një pjesë kosovarëve kanë mbetur për orë të tëra në kufi.
Disa prej tyre kanë ankesa edhe per patrullat e policisë. Sipas tyre gjobat dhe ndëshkimet po bëhen në mënyrë te paligjshme dhe nuk u plotësohet formulari apo mandate i pagesës.
Pika e Kalimit kufitar të Morinit mban peshën kryesore të hyrje daljeve përgjatë sezonit turistik. Mesatarja ditore kalon në 10 mijë persona .