E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali Ushtarak nukka as hollues gjaku

Cdo pacient qe i nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjikale per te gjitha ditet qe qendron ne spital pas operacionit duhet te beje cdo dite hollues gjaku. Kjo pasi mund te ndodhe mpiksje e gjakut duke i shkaktuar te semurit goditje ne tru apo ne zemer qe mund te jete fatale per te. Fraksiparina eshte njeri nder holluesit me te zakonshem i cili eshte i detyruar ne protokollin mjekesor dhe duhet ti behet te semurit per sa kohe ai qendron ne spital pas nderhyrjes kirurgjikale. Por ne spitalin Ushtarak nuk ndodh keshtu. Jo se nuk respektohet protokolli mjekesor pasi ai eshte i detyrueshem dhe nese pacientit i ndodh ndonje gje mjeku mban pergjegjesi por vete spitali nuk ka hollues gjaku. Asnje prej llojeve te shumta te hollueseve te gjakut qe ndodhen ne tregun e hapur te farmacive. Ne kete situate pacientet jane te detyruar ta blejne ne privat. Holluesi i gjakut eshte i domosdoshem per pacientet qe behen operacion ai i behet cdo dite te semurit deri sa te dale nga spitali. Pra nese nje pacient do te qendroje ne spital 7 dite pas operacionit i duhen 7 te tilla - na shpjegojne mjeket e ketij spitali. - Fakti eshte qe ne ne spital nuk kemi dhe u themi pacienteve qe ta sigurojne vete ne privat. Nuk ka zgjidhje tjeter. Fraksiparina kushton 500 leke te reja nje cope por cmimet variojne nga 400 deri ne 600 leke. Varet nga lloji i holluesit te gjakut qe merr - na shpjegojne mjeket. Ata thone se e kane shtruar kete problem edhe ne mbledhjen qe bejne cdo jave me drejtorine por ne kete moment nuk ka shpresa per furnizime pasi duhet te priten tenderat e rinj. Ne e kemi shtruar kete problem edhe ne drejtori pasi jemi ne siklet edhe me pacientet. Por na kane thene se duhet te priten tenderat e rinj. Nderkohe qe ne spitalin tone nuk mungon vetem kjo madje sikur te ishte vetem kjo do te ishim shume mire. Mungojne thuajse te gjithe antibiotiket dhe ne vetem sa ua pershkruajme receten te semureve te cilet per fat te keq dalin dhe i blejne jashte spitalit - na thone vete mjeket e spitalit Ushtarak te Tiranes.
Drejtoria
Nderkohe te kontaktuar ne telefon nga gazeta burime nga drejtoria e spitalit Ushtarak te Tiranes na thone se ata kane sasi te mjaftueshme te holluesve te gjakut per te gjitha rastet e emergjences. Sigurisht qe ndonjehere edhe mund te kete mungesa por ne i kemi te siguruara sasite e duhura per te perballuar cdo rast emergjence mjekesore. Ndersa shume shpejt do te nisin edhe procedurat e tenderimeve per blerjet e reja dhe spitali do te jete i mbuluar plotesisht me medikamentet me te nevojshme. Spitalet kane nevoje gjithnje per me shume ilace por ne nevojat baze do ti kemi te mbuluara - na shpjegojne burime prane drejtorise se spitalit Ushtarak te Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›