E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo në kërkim të përzgjedhurit

Trajneri i Chelsea-t Jose Mourinho është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.Ish tekniku i Real Madrid kërkon të ndërtojë një ekip kompetitiv jo vetëm për Premier League-n por edhe për Kupat e Europës ndaj ka filluar punën për të afruar në ekip disa emra të njohur dhe shumë të kërkuar në merkato.

Edinson Cavani mbetet dëshira më e madhe e “Special One” për repartin ofensiv. Për uruguajanin e Napolit “Blutë” ofrojnë plot 50 milionë sterlina, por “El Matador” nuk është i vetmi, njofton “Daily Mail”. Interesimin për të e ka pranuar edhe presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis.

Në listë janë edhe dy emra të tjerë: Hulk dhe Stevan Jovetiç. Për brazilianin e Zenit Mou ofron 35 milionë sterlina, ndërsa për malazezin 25. Por pa harruar edhe sulmuesin e Manchester City-t Edin Dzeko.

Sipas “Daily Mail”, përveç Torres që duket shumë pranë largimit, edhe e ardhmja e Juan Mata duket në dyshim

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›