Spitali i Durrësit, punonjësit në tension
Durrës- Spitali rajonal i Durrësit është në proçes akreditimi. Profesionalizmi në punë , trajtimi dhe shërbimi ndaj pacientit, sjellja dhe komunikimi i infermierëve, siguria e medikamenteve mjekësore dhe shumë çështje të tjera përfshirë dhe trajtimin e mbetjeve spitalore do ti nënshtrohen vlerësimit për akreditim në bazë të Kartë së Kopenhagenit nga Qendra për Akreditim. Kjo ka futur ethet e rezultatit jo vetëm te drejtuesit e këtij spitali, por te i gjithë personeli që do ti në nshtrohet vlerësimit.
Këtë fundjavë në ambjentet e universitetit të Durrësit po zhvillohet Konferenca e tretë Infermieristike e këtij spitali, aktivitet ky që synon përgatitjen dhe perfomancat tekniko- profesionale në drejtim të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve.
Pellumb Pipero, drejtor i politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë i vlerësoi konferencat e zhvilluara nga spitali i Durrësit për rritjen profesionale të personelit. Ai gjithashtu bëri të ditur se ky spital do të jetë njëkohësisht edhe spital pilot për akreditimin e infermierëve.
Shkrime të tjera me interes: