E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehu: Ambasada Pink shpif, nuk i kam diskriminuar

Tiranë- Në Ditën Ndërkombëtare kundër HIV/AIDS, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri dorëzoi një ankesë pranë komisionerit kundër diskriminimit. Duke marrë shkas nga nga një seancë dëgjimore të Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë pranë Parlamentit shqiptar. Në ankesën e tyre kërkonin marrjen e masave ndaj z. Tritan Shehu, i cili deklaroi se homoseksualiteti është një sëmundje dhe se duhet trajtuar me hormone.

Ndërsa në reagimin e tij, Tritan Shehu tha se është në dijeni të letrës së nisur, pavarësisht se në të nuk ka asnjë qëndrim. Ai pretendon se është fyer nga një OJQ-ja që ngre akuza të paqena për përfitime, duke deformuar realitetin shqiptar nëpërmjet mashtrimit. Në Komision ka një protokoll dhe është e regjistruar çdo fjalë e imja. Janë të gjitha shpifje që kjo OJQ i bën qëllimisht për të përfituar. Në atë letër nuk lexohet absolutisht asgjë dhe është detyrë e komisionerit të mbajë një qëndrim dhe ti bëjë gjërat siç janë, tha Shehu.  Përpos këtyre ai u shpreh se ka të drejtë të ketë dhe ai qëndrimin e tij në lidhje me homoseksualitetin të cilin e quajti  devijim nga norma.

Nga ana tjetër komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi reagoi  lidhur me letrën e rekomandimit në adresë të Tritan Shehu. Na ka ardhur një ankesë nga Ambasada Pink, të cilën e morëm në shqyrtim. Procesverbali i Komisionit Parlamentar nuk e përmbante shprehjen të cilën Ambasada Pink pretendon se ka përdorur zoti Shehu. Në mungesë të saj ne vendosëm të dërgonim dy shkresa rekomanduese. Njërën për zotin Tritan Shehu dhe tjetrën për Komisionin Parlamentar në tërësi, duke kërkuar të evitohen situata diskriminuese, tha komisioneri Irma Baraku.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Xhemi Shehu fillon punën, por edhe jetën e natës
  2. Kreu i KLSH, dueli i fortë Topi – Berisha
  3. Kamikazet, seri sulmesh ne Kabul. Epiqender ambasada e SHBA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›