PS pranon: Ligjet për BE-në nuk kishin lidhje me Fierin
Partia Socialiste ndryshon kryekeput qendrimet e saj lidhur me ceshtjen me te rendesishme ne vend, ate te integrimit. Per here te pare dje, PS ka pranuar publikisht se ligjet qe Brukseli kerkoi te kalonin per votim deri me 20 nentor, nuk kane asnje lidhje me Fierin. Ka qene deputeti socialist Armando Subashi i cili ka dale dje para medieve duke pranuar pikerisht kete fakt: "Duam te bejme nje sqarim. Jo te trija ligjet jane te lidhura me ceshtjen e Qarkut te Fierit", - pohoi Subashi. "Ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit nuk kane lidhje me ceshtjen e Fierit", - deklaroi ai. Kurse me tej shtoi: "Ligji per statusin e nepunesit civil eshte nje ligj qe ne sot i thame edhe kryetares Topalli hajde ta votojme ligjin per statusin, por nuk e kane. Ligji ka qene ne komision te ligjeve, komisioni i ligjeve ia ka kthyer qeverise per t'u ripunuar. Ligji per statusin e nepunesit civil nuk eshte fare mbi tryezat e deputeteve sot qe flasim.
Ne vijim te deklarates se tij, z.Subashi tha se i vetmi ligj qe ka lidhje me ceshtjen e qarkut te Fierit eshte ai per Gjykaten e Larte. "Nese flasim dhe duam qe te bejme nje ligj qe te permiresojme sistemin gjyqesor, duke filluar nga piramida qe eshte Gjykata e Larte, atehere le te japim te gjithe nje shembull qe perpara se te mendojme per ta permiresuar, jemi te gjithe te gatshem qe te respektojme dhe te zbatojme vendimet e asaj gjykate. Ndryshe per cfare na duhet?, - tha z.Subashi.
"Fieri" mbetet
Deputeti socialist tha se terheqja e padise nga Vangjel Ndreko nuk ishte terheqje per ta mbyllur procesin. "Sot qe flasim nuk ka me asnje lloj ceshtje per gjykim. Sot ka vendime te formes se prere, mbrapa te cilave qendrojne 11 keshilltare, qe presin te ulen ne karrigen e keshilltarit. Cdo te beje kryeministri me keta?", eshte shprehur Subashi. Sipas tij, "pavaresisht nga fakti sesi do shprehej Gjykata e Shkalles se Pare, do e pranonte apo do e rrezonte padine e bere nga Ndreko, ky nuk ishte fundi i procesit sepse ne dime shume mire qe jane edhe dy shkalle te tjera, eshte Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Larte".
Terheqja
Nje dite me pare pretendenti i PS-se per kreun e Keshillit te Qarkut te Fierit, Vangjel Ndreko, u terhoq nga padia e bere ne Gjykate per njohjen e mandatit te tij. Ndreka kerkoi gjykimin e ceshtjes ne themel dhe pretendonte se perfaqesuesi i PD-se, Artur Shehu, eshte zgjedhur ne menyre te jashteligjshme. Terheqja e padise nga Ndreko u be vetem nje dite pasi skadoi afati i Komisionit Europian per plotesimin e reformave nga Shqiperia, per marrjen e statusit te vendit kandidat.