VIDEO- Policia dhunë fizike dhe psikologjike, pamjet nga “21 dhjetori”, momenti kur uniformat blu mësyjnë brenda një lokali dhe shoqërojnë me forcë qytetarët
Pamje të tensionuara janë regjistruar në zonën e “21 Dhjetorit” mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku efektivë të policisë kanë hyrë brenda një lokali dhe kanë shoqëruar me forcë disa qytetarë.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur uniformat blu mësyjnë në ambientet e lokalit, ndërsa situata shoqërohet me tensione dhe përplasje.
Kujtojmë që një ditë më parë e gjithë Tirana u përfshi në kaos, pas protestave të studenteve që nisën që në orët e para të mëngjesit dhe kanë zgjatën deri në mesnatë.