VIDEO/ Protestuesi denoncon dhunën nga policia dhe tregon dorën e gjakosur: Më kanë gjuajtur me gurë e gaz! Do të vij sërish në tubim
Një protestues ka pretenduar se është plagosur gjatë përplasjeve me policinë në protestën në Tiranë. Ai akuzon efektivët e FNSH-së se e kanë goditur me gurë dhe se i kanë hedhur gaz lotsjellës në sy.
Duke treguar dorën e gjakosur për News24, protestuesi tha se ka dalë në rrugë për të kërkuar kushte më të mira jetese, paga më të larta dhe zgjidhje për papunësinë.
“Më kanë gjuajtur këta të FNSH-së me gurë. Më kanë hedhur gaz në sy, sot më kanë bërë këtë”, u shpreh ai, teksa tregoi dorën e gjakosur.
Ai pretendoi gjithashtu se efektivët i kanë fyer protestuesit, ndërsa deklaroi se do të rikthehet sërish në protestë.
“Nuk po them sa më kanë bërë me gaz, por edhe na kanë sharë policët nga robt. Ku jetojmë, mor burrë? Jemi në vitin 2026. Unë qëndrova deri në fund, do të vij sërish. Këta mendojnë se janë Zoti, por vetëm një Zot kemi. Këtë gjak do ta lajnë edhe ata një ditë”, përfundoi ai.

Protestuesi: Më kanë gjuajtur këta të FNSH-së me gurë. Më kanë hedhur gaz në sy, sot më kanë bërë këtë (tregon dorën e gjakosur). Kam dalë edhe unë si të tjerët, që të ikë ai që është atje lart, për mirëqenie më të mirë, për paga më të mira, për papunësinë. Nuk po kërkojmë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, kërkojmë të drejtën tonë. Bëjmë punë, marrim 300 mijë lekë.
Ja shteti ynë, me gaz dhe me të gjitha. Policia jonë! Këta trimat, këta të shiturit! Nuk po them sa më kanë bërë me gaz, por edhe na kanë sharë policët nga robt. Ku jetojmë, mor burrë? Jemi në vitin 2026. Unë qëndrova deri në fund, do të vij sërish. Këta mendojnë se janë Zoti, por vetëm një Zot kemi. Këtë gjak do ta lajnë edhe ata një ditë.