E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali i Traumës në rikonstruksion, Ministria e Shëndetësisë: Shërbimet vijojnë normalisht

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) ka sqaruar se shërbimet në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) vijojnë pa ndërprerje.

Sipas MSHMS, rikonstruksioni i godinës po zhvillohet me faza, në mënyrë që të mos pengohet trajtimi i qytetarëve. Autoritetet theksojnë se Blloku i Urgjencës është plotësisht funksional dhe i organizuar për të përballuar çdo rast.

Në të njëjtën kohë, ndërhyrjet në Kirurgjinë Ortopedike vijojnë normalisht, duke u zhvilluar në dy turne, përfshirë edhe fundjavat. Ministria garanton gjithashtu se sallat operatore monitorohen në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk paraqesin asnjë rrezik bakterial.

Sa i përket furnizimeve, MSHMS bën me dije se nuk ka mungesa në medikamente apo materiale mjekësore.

Në përfundim, theksohet se SUT mbetet një nga shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor në vend, i gatshëm për të përballuar çdo fluks dhe për të garantuar shërbim cilësor për pacientët.

Njoftimi i plotë:

Sqarim mbi shërbimin në Spitalin Universitar të Traumës

Lidhur me pretendimet e fundit, MSHMS sqaron se:

Shërbimi nuk është ndërprerë: Rikonstruksioni i godinës po kryhet me faza për të mos penguar trajtimin e qytetarëve.

 Urgjenca është në funksion: Blloku i Urgjencës është plotësisht i organizuar dhe funksional.

Kirurgjia Ortopedike: Ndërhyrjet vijojnë normalisht, me dy turne, përfshirë edhe fundjavat.

 Siguria Higjienike: Sallat operatore monitorohen vazhdimisht dhe nuk paraqesin rrezik bakterial.

Furnizime të garantuara: Nuk ka mungesë të medikamenteve apo materialeve mjekësore.

 SUT mbetet shtylla kryesore e sistemit tonë shëndetësor, i gatshëm për të përballuar çdo fluks dhe për të garantuar shërbim cilësor për çdo pacient.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›