E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitali i bebeve, nga 4 ne dhome

Rritja e temperaturave ne ditet e fundit ka dhene efektet e padeshirueshme tek bebet. Spitali Pediatrik mesohet te jete tejmbushur per shkak te shqetesimeve qe kane ndjere se fundmi femijet, ndersa zgjidhja ka qene shtimi i numrit te tyre neper dhoma. Ndersa prinderit e femijeve duhet ta reduktojne ne maksimum qendrimin neper dhomat e ketij pavijoni. Situata po i nenshtrohet nje krize, e cila behet e rrezikshme nisur nga shtimi i mundshem i numrit te infeksioneve spitalore. Prej disa javesh, pavijoni i semundjeve infektive ne pediatrine e Qendres Spitalore Universitare te Tiranes, eshte mbipopulluar nga pacientet e vegjel qe i perkasin moshes foshnjore. Te ardhur kryesisht nga fshatrat e Tiranes, te vegjlit jane paraqitur me dhimbje barku, te vjella dhe temperature te larte, simptomat keto qe deshmojne per virozat e stines. Nje shqetesim tjeter i stafit te pavijonit te Pediatrise, por edhe prinderve te pacienteve te vegjel eshte fakti se godina e Spitalit Pediatrik eshte ne rikonstruksion. Nje gje e tille ka bere qe e shkurtohen kapacitetet e spitalit. Megjithate, stafi mjekesor i Pediatrikut eshte munduar te gjeje zgjidhjen me te mire te mundshme, duke shtruar nga 4 femije ne nje dhome. Nje gje e tille ka zhgenjyer prinderit, te cilet nuk mund t'u qendrojne prane te vegjelve te tyre, por shkak se nuk ka hapesire ne dhome. Kesisoj, ata qendrojne cdo moment ne ankth per shkak se femijeve te tyre mund t'u ndodhe dicka, dhe ata nuk jane afer ne cdo cast qe t'u pergjigjen nevojave te tyre. Kjo, sepse ka plot femije qe kane semundje infektive dhe mund t'ua transmetojne edhe te tjereve, duke u rrezikuar jeten. Ne fakt, nese ndodh nje gje e tille nuk do te ishte hera e pare ne Qendren Spitalore Universitare te Tiranes, "Nene Tereza". Gjate diteve te fundit, mbi 300 femije marrin ndihmen e pare cdo dite ne kete repart, por fluksi shtohet akoma edhe me teper gjate pasdites. Gjate oreve te pasdites dhe naten, ne urgjencen e Pediatrise, punojne vetem nje mjek dhe nje infermiere, nderkohe qe kerkesat per ndihme mjekesore jane shume te medha. Ky fluks kaq i madh pacientesh vjen edhe si pasoje e mosrespektimit te sistemit te referimit nga ana e familjareve te te semureve. Prinderit perpara se te vizitojne femijet te specialisti duhet te kene kryer nje vizite te mjeku i familjes dhe me pas, ky i fundit rekomandon vetem rastet e urgjencave per te mjeku specialist.

Infektimi

Ne keto kushte, kur femijet bashkejetojne me njeri-tjetrin ne nje ambient fare te vogel dhe ne kushte mizerabel, rreziku i perhapjes se infeksioneve eshte teper i madh. Drejtuesit e spitalit Pediatrik konfirmojne se deri tani nuk ka asnje te dhene per rritjen e numrit te infeksioneve spitalore, megjithate pamjet qe te ofrojne ambientet e Spitalit te Pediatrise deshmojne krejt te kunderten.

Luljeta Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›