Anjeza Maja ne shoqerine e mikeshave gazetare
Eshte kthyer nga nje turne i gjate koncertesh neper Shqiperi dhe, duket se i ka munguar jeta e nates ne kryeqytet. Sepse gjate diteve te prezantimit te spektaklit "Maratona e kenges popullore", Anjeza Maja nuk ka pasur shume mundesi te qendroje ne Tirane. Duke udhetuar se bashku me kengetaret pjesemarres dhe stafin e ketij turneu te gjate, gazetarja dhe prezantuesja e TV Klan, eshte bere keshtu pjese e tyre. Dhe tashme, qe maratona e kreu misionin e saj edhe Anjeza ka perfituar nga rasti te mendoje per pak pushim te mirefillte. Duke qene se pjesen e plazhit, ndoshta e ka ezauruar gjate turneut ne qytete bregdetare te vendit, ajo i ka dhene me shume hapesire jetes se nates. Anjeza eshte fotografuar nga paparazzi yne ne nje prej lokaleve te kryeqytetit, ndersa ne shoqerine e saj kane qene mikesha dhe koleget gazetare.