Spitali i ri Senatoriumi me sherbime te reja
Spitali i senatoriumit do të ofrojë për pacientët edhe shërbime të tjera, si kardiologjinë apo kirugjinë, krahas atyre që janë ofruar deri më sot, që lidhen me patologjitë që prekin mushkëritë.
Ky spital pritet të presë një numër të konsiderueshëm pacientësh krahas atij të QSUT–së. Këtë do ta ofrojnë aparaturat dhe sallat e reja që janë inaguruar, me ndihmën e qeverisë austriake. Kreu i shëndetsisë, Petrit Vasili u shpreh se dalëngadalë po i jepet fund metodave të vjetra diagnostikuese.
“Ky spital është rikonstruktuar, është përmirësuar. Do të ketë edhe një fazë të dytë rikonstruksioni dhe përfundimisht, sikurse unë e përcolla, shërbimi i kardiologjisë së avancuar, i një kirurgjie të përgjithshme etj, i japin pamjen e një spitali me dimension të ndryshëm nga ai që ka pasur më parë, pra ofron shërbime shtesë të cilat dekoncentrojnë punën, jo gjithçka do të përqëndrohet te “Nënë Tereza”, por bëjmë një shpërndarje ku jo vetëm shkurtojmë kohën e kurimit të pacientëve por rrisim edhe cilësinë e shërbimit”- tha Vasili.
Aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë trajtohen rreth 140 pacientë nga të gjitha rrethet e vendit.
Edlira Sulejmani