Tuneli Tirane-Elbasan Berisha peruron nisjen e punimeve

Në pranverën e 2013 do të jetë gati rruga e re që do të lidhë Elbasanin me Tiranën. Kryeministri Sali Berisha ishte në fshatin Ibë ku në muajin qershor do të ndërtohet edhe tuneli me dy korsi i kësaj rrugë të re. Kryeministri e cilësoi këtë projekt gjigand si ide të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha. Distanca mes Elbasanit dhe Tiranës do të jetë vetëm 28 km, ndërkohë që vlera financiare totale e projektit do të jetë 280 milionë euro. 60 milionë do të përdoren vetëm për hapjen e tunelit nga kompania greke “Aktor AS”.