Akuzat e Mourinho UEFA nis hetimet

Jose Mourinhos mund t’i kushtojnë shumë shtrenjtë akuzat në drejtim të Barcelonës. UEFA ka zyrtarizuar nisjen e hetimeve në dëm të trajnerit të Realit të Madridit, ndërsa çështja e tij do t’i kalojë komisionit të Disiplinës, i cili do të mblidhet më 6 maj.
Qeveria evropiane e futbollit i ka cilësuar si ofensive dhe të papërshtatshme deklaratat e Mourinhos, i cili shpërtheu në akuza kundër Barcelonës, pas humbjes 2-0 në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampioneëve. Portugezi u paraqit në konferencën për shtyp pas ndeshjes me të gjithë arsenalin, duke e përkufizuar si të turpshme fitoren e Barcelonës, e cila sipas tij favorizohet nga fuqi jashtë fushës se lojës.
Këto deklarata nuk janë pritur aspak mirë nga UEFA, e cila ka nisur një hetim në dëm të portugezit që tani përballet me sanksione të rënda nëse shpallet fajtor. Ndërkohë edhe Barcelona pas një mbledhje emergjente të bordit drejtues të klubit ka dorëzuar në komisionin Disiplinor të UEFA-s kërkesën zyrtare për të hetuar Jose Mourinhon.
Përveç trajnerit portugez, në displinorin e UEFA-s do të shqyrtohen edhe çështjet e mbrojtësit të Realit Pepe dhe portierit të Barcelonës, Pinto, i cili u përfshi në një sherr me stolin e skuadrës madrilène në fundin e pjesës së parë.
Nertan Prifti