E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme, Rama poston foto: Së shpejti hap dyert si vlërë e shtuar Rilindjes së Shëndetësisë

Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar këtë të hënë në Facebook pamje nga spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT. Në postim, kryeministri shkruan se investimi i realizuar sipas standarteve europiane, do të hapë dyert si një vlerë e shtuar rrugës së Rilindjes së Shëndetësisë.

“Dhe me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, një investim madhor i projektuar e realizuar duke siguruar standardet më të larta europiane në çdo aspekt, i cili së shpejti do të hapë dyert si një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë, ju uroj një javë të mbarë”,shkruan kryeministri krahas fotove. 

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, është një tjetër investim madhor në shëndetësi, i cili do të ofrojë kushte moderne për pacientët dhe për stafin mjekësor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›