E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali rajonal Shkodër pajiset me skaner 64-slice CT, ofron imazhe me rezolucion të lartë

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri të ditur sot se në Spitalin Rajonal Shkodër është instaluar Skaneri i ri 64-slice CT, i pajisur me teknologjinë e avancuar të Angio-Skanerit.

Sipas ministrisë, ky skaner ofron imazhe me rezolucion të lartë, kohë më të shpejtë ekzaminimi dhe mundësi për diagnostikimin e avancuar të patologjive neurologjike, kardiovaskulare, pulmonare, abdominale dhe të rasteve urgjente.

“Një investim që përforcon kapacitetet diagnostikuese të Spitalit Rajonal Shkodër dhe përmirëson aksesin e qytetarëve në shërbime moderne shëndetësore, pranë vendbanimit të tyre”, thekson Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Skaneri 64-slice CT është një pajisje imazherike e avancuar që realizon 64 prerje anatomike në një rrotullim të vetëm.

Procedura realizohet në pak sekonda dhe është ideale për raste urgjente që kërkojnë vlerësim dhe ndërhyrje të menjëhershme.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›