E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen Kupat e Botës në Afrikën e Jugut

Policia në Johanesburg ka konfirmuar se hajdutët kanë plaçkitur zyrat e FIFA-s, ku kanë vjedhur disa kopje të Kupës së Botës.

Komisioneri kombëtar policor i Afrikës së Jugut, Bheki Cele, ka thënë për këtë incident se janë duke e hetuar ngjarjen.

"La Repubblica" pohon se kopjet e Kupës së Botës është dashur të përdoreshin në skenën qendrore në Soccer City të Johanesburgut, në finalen që zhvillohet më 11 korrik.

Policia gjithashtu ka konfirmuar se 316 persona, 207 prej tyre me origjinë nga Afrika e Jugut, janë arrestuar në lidhje me krimet e Botërorit që prej se filloi kampionati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›