"Spiunët" e rendit pengojnë hetimet

22/10/2004 TIRANE -Skandali i dekonspirimeve të operacioneve në struktura të ndryshme të Ministrisë së Rendit përshkallëzohet dhe më tej. Policitë e vendeve të tjera duket se hezitojnë jo pak të bashkëpunojnë me palën shqiptare, të frikuar nga "spiunët" Vip-a. Ndonëse kaluan afro 7 ditë nga arrestimi i 29-vjeçares shqiptare në Kili, e dyshuar si trafikante narkotikësh, autoritetet vendase nuk kanë dërguar asnjë njoftim zyrtar. E arrestuara në Kili, ndoshta duhet të kërkohet si "gjilpëra në kashtë" nga autoritetet policore shqiptare, për t'i mësuar qoftë edhe identitetin. Askush nuk ka sjellë asnjë informacion për këtë shtetase, që mund të ketë patur bashkëpunëtorë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe në atdheun e saj.
Dyshimet
Gazetat kiliane kanë botuar 1 javë më parë lajmin që njofton për arrestimin e shqiptares K.H., e dyshuar si trafikante e drogës. 29-vjeçarja nga Tirana mësohet se është larguar nga aeroporti ndërkombëtar "Nënë Tereza" i Rinasit për në Romë e më pas në Kili. Anipse mediat e Amerikës Latine i kanë kushtuar arrestimit një rëndësi të veçantë, duke botuar deri detaje të ngjarjes, Ministria shqiptare e Rendit nuk ka dijeni. Lajmi për prangosjen e saj është mësuar nga autoritetet vendase nëpërmjet artikujve të botuar në Shqipëri, apo të njohurve rezidentë në Kili e gjetiu. Burime të rezervuara nga Ministria e Rendit Publik bëjnë të ditur se, të huajt nuk kanë dërguar kohët e fundit asnjë të dhënë lidhur me arrestimet e shqiptarëve në vendet e tyre. Mungesa e komunikimit në të tilla raste lidhet me problemet e dekonspirimit të informacionit të dërguar. "Në shumicën e rasteve, hetimet pas një prangosjeje jashtë vendit, kanë si synim një numër të madh arrestimesh të personave të dyshuar. Ngjet rëndom, që të aluduarit si trafikantë banojnë në Shqipëri. Dhe, nëse palës shqiptare i dërgohet informacioni mbi ta, ka rrezik që të dyshuarit të largohen të lajmëruar nga persona të inkriminuar në Ministrinë e Rendit, që kanë marrë dijeni lidhur me këtë fakt", saktësojnë të njëjtat burime. Ndaj, amerikano-latinët hezitojnë të dërgojnë të dhëna mbi K.H., për sa kohë që nuk kanë përfunduar zbardhjen e plotë ose të mjaftueshem të rrejtit kriminal. Mungesa e besimit te dikasteri blu është përforcuar te të huajt, dhe duke u bazuar në materialet e dërguara nga misionet policore të atashuar në vendin tonë. Në shumicën e rasteve, ata kanë të dhëna mbi arrestimet e shqiptarëve gjetiu dhe rezervohen të sinjalizojnë Ministrinë e Rendit.
Fakte
Aksionet për kapjen e trafikantëve të narkotikëve përbëjnë një nga pjesët më të rëndësishme të punës së Ministrisë së Rendit, që duket faqeza---- në opinionin ndërkombëtar. Me gjithë tentativat e policisë shqiptare për të ndërmarrë arrestime spektakolare apo bllokuar linja trafiku, të paktën këtë 6-mujor nuk është korrur asnjë rezultat i kënaqshëm. Ndonëse operacioni italo-shqiptar, me emrin "Kompas" u konsiderua i suksesshëm, nuk u zu qoftë dhe një gram heroinë. Grupit hetimor i mbeti në duar si provë e vetme kaseta e zbardhur e përgjimeve telefonike. Për të mos mjaftuar me kaq, një tjetër dështim shoqëroi punën e policisë në luftën kundër drogës. Grupi i kosovarëve të arrestuar në muajin korrik, me në krye Dezmail Rushtin, doli gati i pafajshëm. Iu gjetën vetëm 5 doza heroine, që mund të motivoheshin dhe për përdorim vetjak. Linja e drogës së fortë që vinte nga Kabuli dhe drejtohej nga Zvicra arriti të mbijetonte. Çifti Jani e Afërdita Zhupa nga Kombinati u arrestuan në muajin shtator, të dyshuar si anëtarë të rrjetit të heroinës që furnizonte kryeqytetin. Sërish asnjë gram narkotik i bllokuar në cilësinë e provës materiale. E përbashkëta e këtyre operacioneve të dështuara është numri i personave që kanë pasur dijeni për zhvillimin e tyre. 2-3 prej oficerëve të lartë janë të njëjtët persona që kanë pasur dijeni që në zanafillën e planit për ndërhyrje. Qëkur lindën dyshimet e para lidhur me këtë problem, diku nga muaji korrik, u tha se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nisi investigimet. Por, kanë kaluar afro 4 muaj dhe vijon e njëjta histori. Për më tepër, policitë e vendeve të tjera kanë humbur besimin se mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për të përcjellë informacione në Ministrinë shqiptare të Rendit apo në Policinë e Shtetit.
Precedenti, Kristaq Ziu
Afro 3 muaj më parë, të njëjtat dyshime për dekonspirim kishte dhe Greqia. Kristaq Ziu nga Shëngjini i Lezhës u arrestua së bashku me disa shtetas grekë në një jaht që mbartte kokainë. Athina zyrtare nuk denjoi të njoftonte Tiranën për arrestimin e lezhjanit. Lajmi u mësua nga mediat dhe ngjalli mjaft reagime. Ndonëse autoritetet helene nuk kërkuan nga homologët shqiptarë asnjë informacion për Ziun, nga drejtoria e qarkut të vendlindjes së marinarit fatkeq, u çel një dritë jeshile. Një praktikë e dërguar nga Lezha lidhur me personin e Kristaq Ziut rrëfente për një qytetar të ndershëm, aspak i implikuar në vepra kriminale. Deri më tash, nuk dihet nëse grekët i kanë marrë parasysh të dhënat e dërguara nga vendlindja për të.
Bajraktari: Nuk kemi njoftim zyrtar
Ministria e Rendit mohon të ketë informacion lidhur me arrestimin e 3 trafikantëve shqiptarë në Amerikën Latine. Kreu i zyrës së Interpolit, u shpreh për gazetën "Metropol" se, nuk ka asnjë dijeni lidhur me prangosjen e bashkëkombasve. Artan Bajraktari tha se pala amerikane nuk ka dërguar deri më tash asnjë të dhënë mbi këtë ngjarje. "Nuk kemi asnjë informacion zyrtar për ngjarjen në fjalë. Nuk mund të marrin të mirëqena lajmet në media. Kësisoj, nuk mund të ndërmarrin asnjë veprim lidhur me verifikimin e 3 personave të implikuar në këtë histori", përfundoi Bajraktari. Duke iu referuar përvojës së deritanishme me ngjarje të kësaj natyre, të ndodhura në kontinentin amerikan apo dhe në Lindje, rezulton se praktikat mbi arrestimet mbërrijnë me shumë vonesë në Shqipëri. Procedura e fundit që policisë vendase i shkon në mend të kryejë është dërgimi i materialeve në vendlindjen e të prangosurve apo dhe të vrarëve. Me shtetet fqinje ngjet ndryshe. Italia, Greqia apo ndonjë vend tjetër i dërgojnë informacionet pa humbur kohë, duke përshpejtuar në këtë mënyrë procedurat e verifikimit. F.Bramo