Këshilltari i Nanos, zëvendësministër Rendi

22/10/2004 TIRANE -Sërish ndryshime në kupolën e Ministrisë së Rendit Publik. Ikën numri dy i saj, Thoma Jano. Këtë herë ndryshimi ka qenë i detyruar dhe ka patur ngjyrim politik. Nuk është reforma dhe motivet profesionale që kanë sjellë zëvendësimin e Janos. Arben Isaraj do të jetë zëvendësi i ri i ministrit Igli Toska. Firma e Kryeministrit Fatos Nano ka miratuar rrokadën e djeshme në një numër të konsiderueshëm ministrish, në rang zëvendësministrash. Pritet që numri dy i Rendit, Jani të rikthehet në Prokurori në profesionin e tij të vjetër.
Reforma
Igli Toska, ministri aktual i Rendit, ka bërë ndryshime të shumta në stafin e tij. Shumë drejtorë policie janë këmbyer, të tjerë janë pushuar nga detyra për të ardhur te të përjashtuarit. Pastrim i radhëve të policisë dhe rritje e besueshmërisë dhe punës së policisë ka qenë motivi ligjor i firmave që kanë ndërruar plot komisarë e zyrtarë të tjerë në këtë ministri. Zëvendësministri më i ri i Rendit do të jetë Arben Isaraj. Isaraj ka qenë më parë në detyrën e këshilltarit juridik pranë Kryeministrit.
Jano
Thoma Jano ka kryer studimet në shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë viteve 1974–1978. Në përfundim të kësaj shkolle ka filluar studimet në Fakultetin Juridik dhe është diplomuar për drejtësi në vitet 1978–1983. Pasi ka kryer studimet për jurisprudencë, Jano ka punuar hetues në Krujë, Tiranë, Elbasan dhe Ersekë gjatë viteve 1976–1993. Në vitin 1995 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës dhe tre vite më pas ka marrë emërimin tjetër, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Në vitin 2000 është rikthyer në Prokurorinë e Tiranës me detyrën e zëvendësprokurorit, ndërsa në vitin 2002 është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Rendit Publik. Gjatë kësaj kohe, Jano ka kryer kualifikimin e parë në SHBA në vitin 1995 dhe më pas po në SHBA është kualifikuar për luftën kundër krimit të organizuar. Në vitin 2001 kryen një kualifikim tjetër në Itali, për krimin e organizuar.
Kryeministri ndryshon zëvendësministrat
Qeveria miratoi dje lëvizjen e disa zëvendësministrave nga postet e tyre.
Thoma Jano lirohet nga detyra e zëvendësministrit të Rendit Publik, Besnik Bare lirohet nga detyra e zëvendësministrit të Integrimit Evropian. Pavli Zëri ikën nga Mbrojtja për t'u emëruar ambasador. Arben Ahmetaj lirohet nga detyra e zëvendësministrit të Industrisë dhe Energjetikës. Pajtim Bello lirohet nga detyra e zëvendësministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Paqësor Zeneli lirohet nga detyra e prefektit të Qarkut të Korçës. Për postet e liruara qeveria miratoi dhe zëvendësimet. Në Rend emërohet Arben Isaraj, tek Integrimi emërohet Arben Ahmetaj. Besnik Bare emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes, tek energjetika emërohet Pajtim Bello dhe te Pushteti Vendor emërohet Paqësor Zeneli. Prefekt i Korçës emërohet Niko Peleshi. Burimet thanë se lëvizjet janë kryer dhe për të afruar më shumë aleatët. Kështu, Zëri, i cili është përfaqësues i lartë i PSD-së ka marrë postin e ambasadorit, duke i hapur rrugën një tjetër përfaqësuesi të PSD-së. Ndërsa dhe Prefektura e Korçës i është lëshuar aleatëve të socialistëve.