"Spiunet", me asistence te huaj
TIRANE - Komision i Posacem per te hartuar nje projekt per "ndeshkimin" e ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Partia Socialiste propozoi dje qe diskutimet per projektligjin e hapjes se dosjeve te mos behen ne Komisionin e Ligjeve, por ne nje komision te posacem, nen monitorimin e nderkombetareve. Nenkryetari socialist i Komisionit, Fatmir Xhafaj kerkoi dje ngritjen e nje komisioni ad-hoc, i cili me perberjen e eksperteve te huaj dhe anetareve te cdo grupi parlamentar, do te nxjerre nje ligj te sakte per "spiunet". "Per te siguruar nje proces sa me transparent e konsensual, per te mundesuar hartimin e nje ligji te standardeve evropiane per hapjen e dosjeve, ne propozojme ngritjen e menjehershme te nje grupi pune ad-hoc kuvendor me perfaqesues te te gjitha grupeve parlamentare dhe me asistencen ligjore te Keshillit te Evropes e te OSBE-se", kerkoi Xhafaj. Sipas tij, partneret nderkombetare kane shume per te dhene ne kete proces dhe pa ndihmen e tyre projekti i hapjes se dosjeve rrezikon te mbetet deklarativ, gjysmak dhe i deshtuar. "Miratimi i ligjit nepermjet nje procesi konsensual, transparent e ligjor do te kontribuoje te mbylle perfundimisht kete debat qe vazhdon per vite te tera te konsiderohet instrument politik ne duart e disa politikaneve te frymes se vjeter te mbajtur peng ndaj se kaluares, te paafte per t'ju zgjidhur shqiptareve ceshtjet e se tashmes dhe te ardhmes se tyre", theksoi Xhafaj. Nje strategji e tille, bie ne kundershtim me deklaratat e maxhorances, e cila eshte shprehur se projekti per hapjen e dosjeve do te miratohet brenda muajit shtator. Nese maxhoranca e Kuvendi pranojne sugjerimin e PS-se, atehere eshte e pamundur qe Komisioni te perfundoje brenda muajit punen me hartimin e ligjit. Selia roze u shpreh e gatshme qe te bashkepunoje me te gjitha palet ne Kuvend per te hartuar projektligjin, por jashte komisionit te ligjeve. "Kemi qene, jemi e do te mbetemi te interesuar per ta ndare politiken shqiptare nga e shkuara e hershme dhe e vone edhe ne kete aspekt, jo me llafe e demagogji, po me nje nisem ligjore te mbeshtetur ne parimet kushtetuese te Republikes sone dhe ne parimet e shpallura te Keshillit te Evropes ne kete fushe", ve kusht e majta. Sipas Xhafes, demagogjia fjales dhe e veprimit te lidershipit politik te maxhorances pengje te se shkuares nuk mund dhe nuk duhet kurrsesi te vazhdoj te mbaje peng te ardhmen e shqiptareve, e te zhvendose nga axhenda politike debatin e shendoshe te shoqerise sone per sfidat e medha te integrimit euroatlantik.